top of page
Writer's pictureRoni Klein

Australia: Isaiah - Don't come easy


Australia, jo vetëm që po merr pjesë, por mesa duket po bëhet pjesë e pandashme e Eurovisionit, pasi ata kanë filluar tashmë të marrin pjesë edhe në "Junior Eurovision"

Duhet thënë se duket i çuditshëm ky fakt, sepse EBU pat thënë se pjesmarrja e vitit 2015, ishte "one off" (vetëm për një herë). Gjithashtu ky fakt duket ende më i çuditshëm, kur Radio Televizioni Publik i Kosovës RTK ka shprehur dëshirë të zjarrtë për të marrë pjesë por nuk i është mundësuar pjesmarrja, ndërsa Australisë po.

Edhe këtë herë, Radio Televizioni Publik Australian SBS, ka zgjedhur artistin dhe këngën përfaqësuese pa festival, por me mënyrë të brendshme.


Vitin e kaluar, Australia iu afrua shumë afër fitores, duke zënë vendin e dytë me këngëtaren mjaft simpatike Dami Im, me të cilën patëm mundësi të takoheshim në Stokholm dhe ti mësonim sesi bëhet shqiponja me duar.

Këtë herë, bileta për në Kiev i është dhënë 17 vjeçarit Isaiah Firebrace, me origjinë aborigjene australian.

Ai fitoi edicionin e 8-të të "X-Factor Australia" vitin e kaluar. Menjëherë pas fitores, Isaiah ka nënshkruar një kontratë me kompaninë,Sony Music, duke publikuar edhe albumin e tij të parë me titull "Isaiah"

Këtë herë, kënga australiane mban titullin "Don't come easy" (Mos eja lehtë), një kompozim i Anthony Egizii, David Musumeci & Michael Angelo.

Australia konkurron me numrin 3. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


10 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page