top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Azerbajxhani: Dihaj - Skeletons


Azerbajxhani mori pjesë për here të parë në vitin 2008.

Duke patur 6 përfaqësime të njëpasnjëshme të vlerësuara si 10 këngët më të mira në Eurovizion, arritjen gjithmonë në finale, ku një prej tyre ishte edhe këngë fituese, mund të themi me plot gojën se Azerbajxhani është një nga dy vendet më të suksseshëm në Eurovizion, tjetri vend është Suedia.

Ndoshta kjo nuk është ndonjë koinçidencë e rastit, sepse këngët azere përveç përfaqësimit të parë në vit 2008 i cili është prodhuar nga autorë vendas dhe përfaqësimit në vitin 2013, i cili ishte prodhim greko-anglez, gjithë të tjerat kanë qenë prodhime suedeze.

Edhe këtë vit, Azerbajxhani, vjen me një prodhim azerbajxhans-suedez me titullin "Skeletons" (Skeletet) këngë e cila do të këndohet në anglisht, nga këngëtarja Diana Hajiyeva .

Kompozitorët e këngës janë Isa Melikov & suedezja Sandra Bjurman e cila ka kompozuar këngën përfaqësuese të Azerbajxhanit në vitin 2011, këngë që fitoi Eurovisionin e atij viti.


27 vjeçarja Diana Hajiyeva, e cila njihet thjesht me emrin Dihaj, është lindur në Qershor të vitit 1989, në Baku të Azerbajxhanit (në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik).

Kjo nuk është hera e parë që Dihaj ka provuar që të shkojë në Eurovision për Azerbajxhanin. Ajo konkurroi edhe në vitin 2011, por ishte duoja Elli & Nikki më këngën "Running scared" ata që fituan të drejtën e përfaqësimit dhe më pas arritjen e fitores së parë dhe të vetme të Azerbajxhanit në Eurovision.

Megjithëse Azerbajxhani ka arritur të futet në finale më çdo pjesmarrje, këto tre vitet e fundit, ata nuk kanë përfunduar në 10 këngët mē të mira, madje në vitin 2014 ata patën renditjen më të dobët të tyre, duke përfundyar në vendin e 22-të në finale me këngën "Start a fire" kënduar nga Dilara Kazimova. Vitin e kaluar ata përfunduan në vendin e 17-të në finale me këngën "Miracle" të kënduar nga këngëtarja Samra.

Ndoshta këtë vit, Dihaj do të arrijë ti rikthejë Azerbajxhanit shkëlqimin e mëparshëm.

Azerbajxhani konkurron me numrin 8. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


13 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page