Shqipëria ka përdorur Festivalin e Këngës në RTSH, i cili është tashmë një nga festivalet më me moshë në Europë dhe pjesë tashmë një pjesë e traditës shqiptare.
Shqipëria filloi të marrë pjesë në Eurovizion në vitin 2004 duke patur një sukses të menjëhershëm. Ishte Anjeza Shahini e cila i dha Shqipërisë vendin e shtatë në finale me këngën "The image of you" (Imazhi yt).
Shqipëria ka marrë pjesë 13 herë gjithsej dhe rezultatin më të mirë e ka patur me përfaqësimin e Rona Nishliut në Baku të Azerbajxhanit ku ajo doli në vend të 5-të.
Përfaqësimet e Shqipërisë në Eurovizion kanë qenë në përgjithshesi shumë dinjitoze ndonëse rezultatet e arritura nuk kanë qenë dhe aq të mira.
Vitin e kaluar Shqipëria nuk arriti të futej në finale, megjithatë
35 vjeçarja, Eneda Tarifa, me këngën "Përrallë", shkruar dhe kompozuar nga Olsa Toqi, arriti të tërheqë aq shumë vëmendjen e gazetarëve të huaj, aq sa Wiwibloggs e ka komentuar atë me fjalët “vajza e artë” & “statueta e cmimit Oskar” për arsye të veshjes, si edhe duke lënë thëniet “That’s why we love her” (prandaj e dashurojmë atë) për arsye të raportit të mirë dhe humorit që ajo ka kur është në praninë e gazetarëve.
Kësaj here, në edicionin e 55-të të festivalit të këngës në RTSH pati një konkurrencë mjaft të fortë mes artistëve pjesmarrës, por në fund juritë dhe publiku shpallën fituese këngëtaren Lindita Halimi me këngën “Botë”, të kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekst të Big Basta (Gerald Xhari). Kjo është fitorja e dytë në festival për Klodian Qafokun, si kompozitor, e para ishte me Luis Ejllin dhe këngën “Zjarr e ftohtë” në edicionin e 44 të tij.
Për Linditën, kjo është gjithashtu pjesmarrja e dytë si soliste, por fitorja e parë në festival.
Ajo konkurroi edhe në edicionin e 53-të të festivalit, duke marrë cmimin e tretë, me këngën “S’të fal”, shkruar dhe kompozuar nga vetë artistja në bashkpunim me Zzap.
Në vitin 2009, ajo mori pjesë në festival sëbashku me këngëtarët Erti Hizmo & Redon Makashi dhe këngën "Nuk të dorëzohem" e cila u rendit në vendin e 12-të në natën finale.
28 vjecarja, Lindita Halimi, e cila ka lindur në Viti të Kosovës, ka patur një sukses të madh në skenën e muzikës shqiptare dhe atë të huaj, duke filluar me famën e saj pas fitores në “Top Fest 2006” me këngën “Ëndërroja” , e më pas dhe me cmimin Best Rock Song te “Kënga Magjike 2009”, fitoren në festivalin “Nota Fest 2010” e tashmë edhe cmimin e parë në edicionin e 55-të të festivalit të këngës në RTSH,
Ajo e nisi karrierën e saj në skenën e muzikës shqiptare, me programin “Ethet e së premtes mbrëma”.
Lindita Halimi, që tashmë banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas martesës të dashurin e saj amerikan, po punon për një karrierë muzikore ndërkombëtare. Me një anglishte të përsosur në të folur, një vit më parë ajo mori pjesë edhe në edicionin e 15-të të programit televiziv “American Idol” duke hedhur hapat e parë drejt kësaj karriere dhe duke iu paraqitur publikut me emrin e saj të artit, Lindita.
Në datën 13 Mars, versioni anglisht pati premierë në edicionin kryesor të lajmeve në RTSH dhe sic është tashmë zakon, rrjetet sociale filluan komentet mbi gjithcka, por shumica e tyre kanë qenë mjaft pozitive ndaj vokalit, këngës, videoklipit modern dhe vetë artistes si person.
Ky është përfaqësimi ynë në Eurovizionin e këtij viti.
Stafi i Eurovision Albania i uron fat dhe sukses këngëtares Lindita.
“May you conquer the WORLD”
Shqipëria, konkurron me numrin 4. në gjysëmfinalen e parë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00