Suedia mori pjesë për herë të parë në Eurovizion në vitin 1958. Të thuash fjalën ABBA (e cila nuk është gjë tjetër përveç inicialeve të shkurtimit të emrave pjesmarrës të grupit) të vjen ndërmend Suedia. Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ndodhet tashmë një muzeum që mban emrin ABBA dhe në të cilin mund të shikosh nga afër materiale nga historia e grupit, i cili pas grupit The Beatles është grupi i cili ka shitur më shumë disqe muzikore.
Ishin ata të cilët arritën ti sigurojnë Suedisë fitoren e parë në Eurovizionin e vitit 1974 me këngën "Waterloo".
Pas kësaj, fitoret e Suedisë kanë qenë të shumta, në vitin 1984 me grupin Herreys, në vitin 1991 me këngëtaren Carola, në vitin 1999 me këngëtaren Charlotte Nilson, vitin 2012 me këngëtaren Loreen dhe këngën e saj "Euphoria" dhe së fundi në vitin 2015 me këngëtarin Måns Zelmerlöw dhe këngën "Heroes".
Po! Suedisë nuk i ka munguar suksesi në Eurovizion dhe në përgjithësi në muzikë. Vendlindja e firmës së mobiljeve IKEA, mikpritësit e Eurovizionit vitin e kaluar, do të marrin pjesë me përzgjedhjen që ata bënë nëpërmjet festivalit "Melodifestivalen" i cili u zhvillua si gjithmonë në muajt Shkurt dhe Mars. Melodifestivalen, erdhi me 5 spektaklet nga të cilat u përzgjodhën 12 këngët për finalen e datës 11 Mars 2017. Këtë vit mori pjesë edhe ish-përfaqësuesja dhe fituesja e Eurovisionit, Loreen, por cuditërisht nuk arriti dot të futej në finale.
Fitorja i shkoi këngëtarit Robin Bengtsson, me këngën ”I can’t go on” (S’mundem të vazhdoj). Ndonëse në moshë mjaft të re, Bengtsson ka një karrierë të konsiderueshme në muzikë dhe televizion. Paraqitja e tij e parë, ishte në vitin 2008 në programin televiziv ”Idol”, ku ai arriti të vlerësohej me cmimin e tretë. Vitin e kaluar ai konkurroi në Melodifestivalen, me këngën "Constellation Prize" dhe arriti të renditej i 5 në finalen suedeze. Nejse, fitorja për të erdhi shumë shpejt, vetëm një vit më pas.
Melodifestivalen konsiderohet si një nga festivalet më prestigjiozë të muzikës pop dhe ka një pjesmarrje nga artistë me emër në muzikën suedeze. Përfaqësimet e Suedisë në Eurovision janë vlerësuar mjaft mirë dhe kjo pritet të ndodhë edhe këtë vit me këngëtarin Robin Bengtsson dhe këngën e tij ”I Can’t go on” e cila është kompozuar nga David Kreuger, Hamed "K-One" Pirouzpanah & Robin Stjernberg. Ky i fundit, Robin Stjernberg, ka konkuruar vetë në Eurovision për Suedinë, në vitin 2013, por pa arritur ndonjë rezultat shumë të kënaqshëm – tani mbetet të shikohet sesa sukses do të ketë ai si kompozitor.
Suedia konkurron me numrin 1. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00