Belgjika merr pjesë për të 59. herë, dhe është një nga vendet me pjesmarrje më të shumta në Eurovizion, tejkalohet në vetëm nga Gjermania, Franca dhe Anglia.
Belgjika ka fituar Eurovisionin vetëm një herë, në vitin 1986 me këngën ”J’aime la vie” (E dua jetën) të kënduar nga Sandra Kim. Është interesant fakti se Sandra Kim, ishte vetëm 13 vjec kur mori pjesë në Eurovision, sepse gënjeu për moshën e saj duke deklaruar se ishte 15 vjeç. Mosha minimale për përfaqësuesit në vitin 1986 ishte 15 vjec. Mosha minimale në ditët e sotme është 16 vjeç.
Ndonëse nuk kanë fituar vetëm njëherë, Belgjika ka patur rezultate të kënaqshme në Eurovision. Kënga belge përzgjidhet një vit nga RTBF (Radio Televizioni Publik Vallon në gjuhë frënge ) dhe një vit nga VRT (Radio Televizioni Publik në gjuhën holandeze, dialekti i Flamanëve).
Kësaj here i takoi pjesës frënge që të zgjedhë përfaqësimin, dhe RTBF vendosi që të dërgojë në Kiev, këngëtaren 17 vjecare Ellie Delvaux, e cila mban emrin e artit Blanche dhe është ish-pjesmarrëse e sezonit të pestë të programit televiziv ”The Voice of Belgium 2016”
Këngëtarja nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe muzikore, kjo edhe për arsye të moshës së saj të re, megjithatë Belgjika e ka provuar se mosha është vetëm një numër pa domethënie kur vjen fjala te suksesi në Eurovision. Edhe vitin e kaluar ata arritën të renditen në 10 vendet më të mira me ”What’s the pressure” kënduar nga Laura Tesoro.
Kënga që Blanche do të këndojë në Kiev, mban titullin ”City Lights” (Drita qyteti). Kjo këngë është një kompozim i vetë saj, në bashkpunim me Pierre Dumoulin dhe për momentin po komentohet si një pretendente për fitore nga kompanitë e basteven ë internet.
Belgjika konkurron me numrin 6. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00