top of page
Writer's pictureRoni Klein

Portugalia: Salvador Sobral - Amar pelos dois


Pas mungesës vitin e kaluar në Stokholm, Portugalia i rikthehet Eurovisionit, kësaj here me këngëtarin Salvador Vilar Braamcamp Sobral dhe këngën "Amar pelos dois", të cilën e ka kompozuar motra e tij, Luísa Sobral. Ai konkurroi në edicionin e 51-të të “Festival da Canção 2017” (Festivali I Këngës 2017) dhe marrjen e maksimumin e votive të antarëve të juries portugeze, që sëbashku me voten e publikut ishin më tepër se mjaftueshëm për t’i dhënë cmimin e parë si edhe biletën për në Kiev.

Salvadori, i cili është lindur në Lisbonë por ka jetuar edhe në SH.B.A, mori pjesë në sezonin e tretë të programit televiziv “Ídolos,”, i cili është version portugez i formatit “Pop Idol”.

Ai doli në vendin e shtatë, por kjo gjë nuk e pengoi që të vazhdonte me pasionin e tij të madh, muzikën, duke arritur që të publikojë edhe albumin e tij të parë, vetëm një vit më parë, me titull “Excuse me” (Më falni).


Për Salvadorin u përfol shumë gjatë këtyre kohëve të fundit, me fjalë sikur ai ishte në gjendje shumë të keqe shëndetsore dhe si ishte në nevojë për një transplant zemre, kur në fakt ai u operua për një problem me një carje të murit të barkut. Fatmirsisht ai i përgënjeshtroi këto thashetheme, të cilat u publikuan nga një gazetë e paskrupullt e lajmeve rozë, portugeze e më pas edhe në shumë media të tjera të cilat nuk bëjnë asnjë kontroll faktesh, përpara se të publikojnë një lajm.

Cuditërisht, Portugalia vazhdon të mbetet vendi me rezultatet më të dobëta në Eurovision në krahasim me pjesmarrjet e shumta. Ata kanë marrë pjesë gjithsej 48 herë, por renditja më të mirë vazhdon të jetë një vend i 6 në vitin 1996.

Këtë vit, do të jetë edhe pjesmarrja e tyre e 49-të dhe ndoshta Salvador Sobral do të arrijë të bëjë atë që nuk ka bërë askush më parë për Portugalinë.

Portugalia konkurron me numrin 9. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


11 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page