Gjeorgjia mori pjesë për herë të parë në Eurovizion në vitin 2007 dhe ndonëse e ka arritur finalen 6 herë nga 9 pjesmarrje, nuk ka ndonjë renditje shumë të mirë në Eurovizion, duke patur dy vende të 9. atë të vitit 2010 dhe 2011. Në vitin 2014 ata patën rezultatin më të keq në historinë e tyre në Eurovizion, duke u renditur të fundit në gjysëmfinalen e tyre, ndërsa vitin e kaluar ata surprizuan publikun me daljen e tyre në finale me këngën ”Midnight Gold” , e cila u rendit në vendin e 20.
Festivali përzgjedhës i Gjeorgjisë, për Eurovisionin, pati në konkurrim 25 këngë nga të cilat juria dhe vota publike, i dha cmimin e parë këngës ”Keep the faith” (Ruaje besimin) kënduar dhe kompozuar nga Tamara "Tako" Gachechiladze.
Kjo ishte hera e dytë që ajo provoi fatin për të përfaqësuar Gjeorgjinë në Eurovision.
Ajo konkurroi edhe në festivalin përzgjedhës të këtij vendi edhe në vitin 2008, me këngën ”Me and my Funky” këngë e cila u rendit në vendin e 10-të.
34 vjecarja Tamara "Tako" Gachechiladze, njihet jo vetëm si kantautore por edhe si aktoren në televizion, madje në vitin 2013, ajo fitoi edhe edicionin gjeorgjian të programit televiziv ”Your face sounds familiar”.
Si anëtare e kuartetit ”Stephane & 3G”, ajo ishte duke shkuar për të përfaqësuar Gjeorgjinë në Eurovisionin e vitit 2009, me këngën "We Don't Wanna Put In", por kjo këngë u diskualifikua për përmbajtje politike.
Gjeorgjia vendosi të mos merrte pjesë në Eurovision atë vit.
Edhe këtë herë kënga e Gjeorgjisë ka notacione politike. Në grafikën e përdorur, gjatë interpretimit live në festivalin Gjeorgjian, shiheshin titujt e gazetave mbi tensionet ushtarake dhe përplasjet mes Gjeorgjisë dhe separatistëve Osetisë së Jugut, të cilat çuan në Luftën ruso-gjeorgjiane të vitit 2008.
Gjeorgjia konkurron me numrin 2. në gjysëmfinalen e parë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00