top of page
Writer's pictureRoni Klein

Finlanda: Norma John - Blackbird


Pa marrë parasysh fitoren e vetme të Finlandës, në vitin 2006 me grupin Lordi, Finlanda nuk ka patur ndonjë sukses të vecantë në Eurovision.

Vitin e kaluar, ata konkurruan me këngëtaren Sandja dhe këngën “Sing it away”, por pa arritur të kalojnë në finale, duke zënë vendin e 15 në gjysëmfinalen e parë me 51 pikë.

Këtë vit, festivali përzgjedhës I Finlandës “Uuden Musiikin Kilpailu 2017”, i cili u drejtua nga ish-përfaqësuesja në Eurovision, Krista Sigfrieds, I dha cmimin e parë Norma John. Mendoni se Norma John është një?

Jo! Në fakt është një duo e përbërë nga pianisti Lasse Piirainen dhe këngëtarja Leena Tirronen

Këngëtarja Leena Tirronen mori famë ,pas konkurrimit në X -Factor Finlandë në vitin 2010, ku mori edhe cmimin e tretë.


Që nga ajo kohë, Leena ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i parë ”Leena Wonderland” (Bota e cudirave të Leenas”

Dhe që nga ajo kohë ,ajo i është bashkuar pianistit Lasse Piirainen, duke shkruar këngë dhe bërë turné me të.

Norma John, do të këndojnë këngën ”Blackbird” (Zog i zi) , e cila është shkruar nga vetë duoja dhe këndohet në anglisht.

Me fjalët :

” Ti këndove kur ai ishte në shtratin tim Ti këndove kur zemra ime këndoi Tani ti më kujton mua diçka që unë kurrë nuk do t'a kem më” kënga flet për dhimbjen e ndarjes dhe mënyrën sesi ndjeheni , kur çdo gjë që ju shihni dhe bëni , ju kujton të kaluarën.

Finlanda konkurron me numrin 7. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


45 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page