top of page
Writer's pictureRoni Klein

Mali i Zi: Slavko Kalezić - Space


Mali i Zi debutoi si shtet i pavarur në Eurovizion, në vitin 2007 pas shpërbërjes me federatën Serbi & Mali i Zi.

Edhe këtë here, mënyra e përzgjedhjes së artistit dhe këngës u bë në mënyrë të brendshme nga Radio Televizioni Publik Malazez RTCG të cilët përzgjodhën këngëtarin Slavko Kalezić.

I lindur në vitin 1985, Slavko u bë famoz pas pjesëmarrjes në X-Factor Adria, në vitin 2013. Ai kishte për trajner, ish-perfaqësuesin e Eurovisionit, Zeljko Joksimovic, I cili përfaqësoi Serbinë & Malin e Zi në vitin 2004, moderoi Eurovisionin në vitin 2008 dhe u kthye si pjesëmarrës në vitin 2012.


Që nga viti 2008 Slavko ka qenë një pjesë e pandarë e trupës së aktrimit , në ansamblin e Teatrit Kombëtar të Malit të Zi. Ai përveç teatrit, ai ka pasur sukses në film dhe television, duke sjellë mbi 30 role në teatër, marrë pjesë në gjashtë filma, duke u shfaqur në disa programe televizive dhe së fundmi duke publikuar albumin e tij të parë me titull “The Dream of Eternity” (Ëndërra e përjetësisë).

Vitin e kaluar, emir i tij, u zgjodh për të përfaqësuar Malin e Zi në Eurovision Song Contest 2017 me këngën “Space” (Hapesirë), të kompozitores Momčila Zekovića.

Me fjalët "Më trego superfuqinë tënde / Unë jam Venus unë jam Marsi i tashëm / Do të të mbroj nëse më del përpara / Eja të fluturuojmë përmes Rrugës së Qumështit" këngëtari malazez, vjen në një pamje kontroversiale në këtë videoklip, gjë që premton t'a bëjë edhe në skenën e Eurovisionit në muajin maj.

Mali i Zi konkurron me numrin 6. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


14 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page