• Roni Klein

Hersi Matmuja, pjesë e kolonës zanore të filmit që hap ngjarjet e festivalit të filmit të Venecias.


Filmi klasik pa zë, me titullin Golem - Si erdhi në Botë (Der Golem – Wie er in die Welt kam), shkruar dhe drejtuar nga Paul Wegener, është filmi që është zgjedhur për mbrëmjen para-hapjes të martën 28 gusht në Venecia, mbrëmje e cila do të zhvillohet në Sala Darsena (Palazzo del Cinema) në Lido.

Pjesë e restaurimit të filmit është edhe kolona zanore e re e filmit, e cila do prezantohet live, nën drejtimin e mjeshtrit Admir Shkurtaj dhe me vokal të këngëtares, soprano Hersi Matmuja. Ky është një nga bashkpunimet e shumta të Hersit me mjeshtrin Shkurtaj, i cili është edhe kompozitor i operës me titull "Katër i Radës - Tragjedia e Otrantos".


Premiera botërore e filmit Golem do të shfaqet, në një kopje të re dixhitale të negativit origjinal, i cili mendohej i humbur, me një restaurim në 4K, ndërsa kolona zanore do të interpretohet live nëpërmjet ansamblit Mésimer, drejtuar nga mjeshtri Shkurtaj dhe i cili përbëhet ngaHersi Matmuja (soprano),Iacopo Conoci (violonçelist), Giorgio Distante (trombë), Pino Basile (perkursionist), Vanessa Sotgiù (pianiste).


I vendosur në Pragën e shekullit të 16-të ky film tregon përrallën hebraike për krijesën e baltës, të krijuar nga rituali i një rabini.Ndërsa hebrenjve u kanosej dëbimi nga qyteti,rabini Loew, për të mbrojtur popullin e tij, zgjon krijesën mitike me emrin Golem. Pas një sërë ngjarjesh, Golemi i shpëton jetën perandorit, duke e bindur që të mos i dëbojë hebrenjtë. Por për shkak të intrigave të një shërbëtori xheloz, Golemi del jashtë kontrollit dhe kthehet kundër krijuesit të tij.

Ekspozita e festivalit të filmit të Venecias, për edicionin e 75. të tij, do të mbahet e hapur në Lido nga data 29 gusht deri më datë 8 shtator 2018.

#HersiMatmuja

31 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now