"Sapo janë zhvilluar provat e Shqipërisë - Secila nga provat, personalisht më pëlqyen!
Eugenti është sigurisht një këngëtar i madh.
Shqipëria është absolutisht e madhe dhe intensive, dhe absolutisht është një finaliste e sigurt.
E adhuroj këngën shqiptare, artistin dhe vokalin e tij!
Më pëlqeu menjëherë."
Foto: Eurovision.TV - Thomas Hansens
Këto ishin disa nga reagimet e gazetarëve të akredituar, në Lisbonë, ndërsa po ndiqnin provat e para, e këngëtarit tonë, Eugent Bushpepa. Ndonëse kanë mbetur edhe më tepër se një javë nga fillimi i gjysëmfinales së parë, Eugenti duket mjaft i qetë dhe i sigurt në performancë. Edhe blogerët e Wiwibloggs, kanë publikuar një reagim pas provave të këngëtarit tonë, duke treguar mes të tjerave se duartrokitja e gazetarëve të pranishëm në qendrën për shtyp, ishte mjaft domethënëse.
Shqipëria konkurron me numrin 3, në gjysëmfinalen e parë, datë 8 Maj ora 21.00