• Roni Klein

Spanja; Alfred & Amaia - Tu canción



Spanja ka përfunduar në fund të tabelës 5 herë, ku tre herë nuk arritën të marrin asnjë pikë. Kjo gjë ndodhi edhe vitin 2016, me këngëtaren Barei dhe “Say Yay”, nuk arriti të merrte shumë pikë në finalen e Eurovisionit, duke përfunduar e 22-ta në renditjen përfundimtare, ndonëse kënga e saj, ishte një nga më të preferuarat e ndjekësve të faqes tonë. Vitin e kaluar, ata përfunduan edhe një herë në fund të tabelës, në vendin e 26. duke mbledhur vetëm 5 pikë, me këngën “Do it for your lover” (Bëje për të dashurin tënd) kënduar nga Manel Navarro.

Pamvarsisht rezultateve të dobëta të këtyre viteve të fundit, duhet të themi se Spanja ka sjellë shumë herë përfaqësime të denja si për shembull, këngën "Eres tu" (Ti je) kënduar nga grupi Mocedades, e cila u cilësua si një nga 14 këngët më të bukura të festivalit Evropian, në spektaklin e mbajtur për 50 vjetorin e Eurovisionit në Kopenhagë të Danimarkës, në tetor të vitit 2006.

Spanja ka sjellë edhe këngën, aq të dashur nga publiku shqiptar, "Bandido" të dyshes Azúcar Moreno.

Këtë herë Radio Televizioni Publik Spanjoll TVE , vendosi që të rikthejë një mënyrë të vjetër përzgjedhjeje, duke kthyer në ekranet spanjolle konkursin "Operación Triunfo" (Operacioni fitore), për të zgjedhur këngën dhe përfaqësuesin e tyre për në Lisbonë.

Në mbrëmjen “Gala Eurovision”, për përzgjedhjen e përfaqësimit të Spanjës, ishin në konkurrim 9 këngë. Me 43 % të votave, fituese u shpall kënga “Tu canción” (Kënga jote), këngë e kompozuar nga Raúl Gómez dhe Sylvia Santoro, kënduar nga çifti Alfred & Amaia.

Dy këngëtarët që do të përfaqësojnë Spanjën në Lisbonë, janë të një moshe mjaft të re.

Alfredi (Emri i plotë Alfred García Castillo) është 21 vjeç, dhe Amaia (Amaia Romero Arbizu) e cila është 19 vjeç.

Amaia, e nisi karrierën e saj në muzikë, në moshën 11 vjeçare, pas pjesmarrjes së saj në konkursin “Cántame una canción” (Më këndo një këngë), transmetuar në televizionin kombëtar spanjoll, Telecinco.

Ndërsa Alfredi e nisi karrierën e tij, në muzikë, në moshën 15 vjeçare, pas publikimit të albumit muzikor “Beginning” (Fillimi), album të cilin ai e prodhoi vetë. Dy vjet më pas, kënga e tij e titulluar “She looks so beautiful”, fitoi çmimin e publikut në festivalin Cara B, të Barcelonës. Në vitin 2016, Alfred, konkurroi në audicionet e spektaklit “La voz” (The Voice), por asnjë nga trainerët nuk e ktheu karrigen, ndaj ai u eleminua që në audicionin e tij të parë.

Ndërsa e dashura e tij, këngëtarja Amaia, arriti të fitonte çmimin e parë në edicionin e nëntë të programit “Operacion Triunfo”, Alfredi u rendit i katërti.

Spanja konkurron direkt në finale.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2018 - ORA 21.00


#Spain #AllAboard #ESC2018 #Promo

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now