top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Italia; Ermal Meta & Francesco Moro - Non mi avete fatto niente



Italia, ose më mirë festivali i Sanremos, është ai festival i cili frymëzoi konceptin dhe fillimin e organizimit të festivalit Evropian – Eurovision Song Contest. Festivali i Sanremos, njohur ndryshe me emrin "Festival della canzone Italiana" (Festivali i këngës Italiane) çeli siparin në vitin 1951 dhe në historinë shumë vjeçare të tij, kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të muzikës italiane. Megjithatë, Italia jo gjithmonë ka përdorur San Remon për të gjetur përfaqësimet e tyre për 41 pjesmarrjet e tyre. Ata kanë fituar dy herë në Eurovision, herën e parë me këngën "Non ho l'eta" (Nuk kam moshën) të Gigliola Cinquetti dhe më pas në vitin 1990 me këngën "Insieme: 1992" (Së bashku:1992) të këngëtarit Toto Cotugno. Ndonëse italianët kanë fituar vetëm dy herë, publiku shqiptar dhe i huaj kujton edhe përfaqësime të tjera italiane, si për shembull këngën e cila konsiderohet si një himn "Nel blu, dipinto di blu" të Domenico Modugno ose këngën "Magic o magic" të Albano dhe Romina Power. Pas një mungese prej gjithsej 14 vjetësh, Italia u rikthye fuqishëm në konkurrencën e Eurovisionit në vitin 2011 pas lobimit që bëri e madhja Rafaella Carra në RAI. Menjëherë pas rikthimit, dhe çdo vit që ka pasuar, Italia ka arritur rezultate mjaft të mira, ku ja vlen të përmendet çmimi i dytë në vitin 2011 dhe ai i treti në vitin 2015. Vitin e kaluar, ata u paraqitën me këngën fituese në Sanremo 2017, ku në natën finale solli një betejë të fortë për fitore mes këngëtarëve Francesco Gabbani, Fiorella Mannoia dhe këngëtarit me origjinë nga Fieri, Ermal Meta. Ermali me këngën "Vietato morire" (E ndaluar të vdesësh), arriti të merrte shumicën e votës së jurisë, por vota publike (e cila ka vlerë më shumë për shpalljesn e fituesit) ja dha çmimin e parë këngës "Occidentali’s Karma" (Karma e perëndimorëve) të kënduar nga 34 vjeçari Gabbani. Francesco Gabbani dhe kënga ”Occidentali’s Karma” u cilësua që të ishte një nga pretendentët për fitoren në Kiev, por pamvarsisht sondazheve, ai arriti të renditej në vendin e gjashtë. Edhe këtë vit, kënga me të cilët italianët do përfaqësohen në Eurovision, është kënga që fitoi në edicionin e këtij viti të festivalit Sanremo, festival i cili u përcoll drejtpërsëdrejti edhe nëpërmjet valëve të kanalit publik shqiptar, RTSH 1 HD. Në natën finale të edicionit të 68. të festivalit, Sanremo 2018, morën pjesë 20 këngë, por shumica e publikut në Shqipëri, kishte kthyer vëmendjen më shumë te një nga këto këngë, në këngën “ Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) të kënduar nga dyshja Fabrizio Moro dhe Ermal Meta. Arsyeja e kësaj vëmendje, ishte më tepër se kjo këngë, këndohej nga 37 vjeçari me origjinë nga Fieri. Nëse kënga e tij dhe Moros do fitonte, atëherë Ermali do ishte edhe shqiptari i tretë në Eurovisionin e këtij viti, sëbashku me dy të tjerët, këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Eleni Fouriera. Ndonëse juria profesionale e renditi këngën e Ermalit në vendin e dytë, fatmirsisht, publiku italian ishte në të njëjtën mendje me atë shqiptar, duke i dhënë atij dhe Moro’s mbi 41 % të votave, votë e cila përcaktoi bindshëm çmimin e parë. Kjo do ishte edhe fitorja e parë e Ermalit në tre pjesmarrjet e tij festivalin e Sanremos. Vitin e kaluar, Ermali u shpall edhe si artisti më i mirë i vitit në Itali, çmim i dhënë nga televizioni prestigjioz muzikor MTV. 42 vjeçari Fabrizio Moro, është gjithashtu një artist me përvojë të gjatë në skenën e muzikës italiane. Ndonëse karriera e tij në muzikë, i ka fillimet në vitin 1996, suksesi i tij i parë ishte pas pjesmarrjes në seksionin e të rinjve në festivalin e Sanremos të vitit 2007, me “Pensa” (Mendo), këngë që i dedikohej luftës kundër mafias. Ish pjestar i grupeve Ameba4 dhe La Fame di Camilla, Ermal Meta, është tashmë një kantautor mjaft i suksesshëm në Itali. Përveç çmimit të dhënë nga MTV, si artisti më i mirë italian i vitit 2017, ai fitoi edhe çmimin e kritikës në Sanremon e vitit të kaluar. Rikthimi i tij në konkurrimin e këtij viti, në Sanremo 2018, shkaktoi mjaft polemika, por jo për vetë këngëtarin por për këngën me të cilën ai dhe Fabrizio Moro do të konkurronin në festival. Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” u përfol për refrenin e saj, refren i përdorur edhe në një nga këngët konkurruese në Sanremo 2016, në këngën me titullin “Silenzio” (Heshtje). Pas shumë polemikash, kënga e dyshes Meta & Moro, gati sa nuk u skualifikua nga konkurrenca në Sanremo, duke pezulluar edhe pjesmarrjen e këtyre artistëve në natën e dytë të Sanremos. Megjithatë, pas një inspektimi korrekt, të bërë nga profesionistë italianë në fushën e muzikës, këngës ju lejua vazhdimi në konkurrencë. Tashmë Italia do të përfaqësohet në Eurovision edhe me një këngëtar më origjinë shqiptare, por kjo nuk do të jetë hera e parë që kjo gjë ndodh pasi edhe në pjesmarrjen e tyre në Eurovisionin e vitit 1989, Italia u përfaqsua nga një artiste më origjinë shqiptare. Atëherë ishte e madhja Anna Oxa, e cila sëbashku me këngëtarin italian Fausto Leali, përfaqsuan Italinë me këngën “Avrei voluto” (Do kisha dashur). Italia konkurron direkt në finale.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2018 - ORA 21.00


32 views0 comments
bottom of page