top of page
Writer's pictureRoni Klein

Gjermania; Michael Schulte - You Let Me Walk Alone


Gjermania mori pjesë që prej fillimit të Eurovisionit, që prej vitit 1956, dhe është vendi me më shumë pjesmarrje. Ky vit do të kishte shënuar pjesmarrjen e tyre të 63., por për arsye të moskualifikimit në raundin e zgjedhjes paraprake, Gjermania mungoi në konkrrencën e vitit 1996. Pamvarsisht pjesmarrjeve të shumta, Gjermania arriti të fitojë për herë të parë në vitin 1982 me këngën "Ein bißchen Frieden" (Pak paqe) kënduar nga këngëtarja Nicole. Kënga "Ein bißchen Frieden" u cilësua si një nga 14 këngët më të bukura të festivalit Evropian, në spektaklin e mbajtur për 50 vjetorin e Eurovisionit në Kopenhagë të Danimarkës, në tetor të vitit 2006. Fitorja e dytë për ta erdhi nëpërmjet tingujve të këngës "Satellite" (Satelit) kënduar nga Lena Meyer-Landrut, në edicionin e vitit 2010. Gjermania mban në xhep 2 fitore dhe 7 vende të fundit, prej ku dy nuk morën asnjë pikë. Këtë vit Radio Televizionet Publike Gjermane ARD dhe NDR, vendosën që të përdorin festivalin e tyre përzgjedhës "Unser song für Lissabon" (Kënga jonë për Lisbonën) ku morën pjesë 6 artistë me sejcili një këngë. Televota gjermane shpalli fituese këngëtarin 27 vjeçar, Michael Schulte, dhe këngën e tij "You let me walk alone” (Ti më lejon të ec vetë) të kompozuar nga vetë këngëtari, në bashkpunim më kompozitorët danezë Thomas Stengaard, Nisse Ingwersen dhe Nina Müller. Bashkpunimi me danezët nuk është i rastsishëm për këtë këngëtar, pasi ai ka lindur dhe studiuar në krahinën e Schleswig-Holstein, krahinë e cila ka qenë territor i mbretërisë daneze deri në vitin 1920. Michael, i cili ka studiuar një nga shkollat e minoriteteve daneze të qytetit të tij të lindjes, fitoi nuë kontratë me shtëpinë diskografike gjermane Edel Ag. menjëherë pas fitores së çmimit të tretë, në edicionin e parë të spektaklit televiziv gjerman “The Voice”. Pas nënshkrimit të kontratës, në vitin 2012, këngëtari hodhi në treg albumin e tij muzikor me titull “Wide awake”. Vitin e kaluar, Gjermania u përfaqsua nga këngëtarja Levina dhe kënga “Perfect life”. Kjo këngëtare, e cila gjatë turneut të saj promovues, zgjodhi të vizitonte edhe Tiranën, u rendit në vendin e parafundit në finalen e Kievit. Tashmë është rradha e këngëtarit Michae Schulte, për të bindur publikun Evropian për një rezultat më të mirë për Gjermaninë, vend i cili e ka patur të vështirë të arrijë rezultate të kënaqshme në Eurovision në 5 përfaqësimet e tyre të fundit, madje duke zënë fundin e tabelës në vitet 2015 & 2016. Gjermania konkurron direkt në finale.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2018 - ORA 21.00


11 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page