• Roni Klein

Eurovisioni do të na tregojë se ku ndodhet Evropa në mardhënie me antisemitizmin


"Ky është një artikull që pasqyron qëndrimin e shkrimtarit. Të gjitha qëndrimet që mund të shprehen në kuadër të Kodit Penal dhe etikës së shtypit janë të mirëseardhura dhe ju gjithashtu mund të na dërgoni mendimin tuaj këtu."


Për herë të parë pas shumë vitesh, Izraeli qëndron fort si pretendt për çmimin e parë të fetivalit evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të zhvillohet ne Lisbonë më datat 8,10 & 12 Maj.

Shumë izraelitë, me të cilët kam folur , tregojnë, se ndoshta, antisemitizmi mund t'ja "rrëmbejë" nga duart fitoren nga ky vend, i cili pret fitoren që pas asaj të fundit të vitit 1998.

Në këto momente, faqet e basteve janë në favorin e fitores së këngëtares Netta Barzilai, dhe nëse konsultohesh me bastet dhe sondazhet, fitorja e Eurovisionit për këtë vit, do t'i shkojë këngës "Toy" të kënduar nga ajo, një këngë të cilën ose e pëlqen ose e urren,

Kënga është gjëja më e afërt që Eurovisioni i afrohet "betejës" femërore dhe që i përshtatet mjaftueshëm nismës #MeToo (#Edhe unë). Fitorja e Izraelit duket të jetë shumë e qartë, thuajse si atëherë kur danezja Emmelie de Forest fitoi në vitin 2013. Por a do të ndodhë vërtet kjo fitore?

Sepse sido që ta kthesh e ta rrotullosh, Eurovisioni përfshihet gjithmonë politizohet. Ndaj a ka mundësi, që shteti i hebrenjve, të fitojë çmimin e parë në një konkurrencë ku voton një Evropë e cila po bëhet dita ditës më shumë antisemitike?

Nuk është ndonjë sekret që hebrenjtënë, në vitet e fundit, kanë lëshuar Evropën në një mënyrë masive, ashtu si nuk e kishim parë të ndodhte që pas luftës së dytë botërore. Në pranverën e vitit të kaluar, pas sulmit terrorist ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë, krye-rabini i qytetit të Barcelonës tha se "Evropa ishte humbur për hebrenjtë".

Edhe sulmi i bërë në supermarketin në lagjen e hebrenjve në Paris, ishte i drejtuar kundër tyre, e njëjta gjë edhe në sulmin me armë zjarri në sinagogën e Kopenhagës.

Një raport, i kryer nga World Zionist Organization (Organizata Botërore Zioniste), tregon se gjysma e hebrenjve që jetojnë në Evropë, nuk ndjehen të sigurtë në rrugë nëse ata mbajnë shenja të qarta të hebrenjve, si për shembull kalotin ose yllin e davidit.

Muajin e kaluar, 85-vjeçarja që mbijetoi Holokaustin, Mireille Knoll, u vra në shtëpinë e saj në Francë nga një fqinj me besim mysliman. Presidenti francez, Macron, tha se vrasja ishte për motive se ajo ishte e besimit hebre.

#Israel #EurovisionSongContest #AllAboard

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now