top of page

"Një kat më lart" për Elhaidën

Writer's picture: Roni KleinRoni Klein

Moderatori Ermal Peçi, sot kishte të ftuar këngëtaren Elhaida Dani, në një intervistë gjatë programit të ri televiziv "Një kat më lart", prodhim i televizionit IN Tv dhe që transmetohet çdo të shtunë në orën 17.00

Këngëtarja, që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Evropian të këngës, në Maj të vitit 2015 me këngën "I'm Alive", i ka munguar skenës së muzikë shqiptare, por tashmë ajo është rikthyer me një këngë të re, të titulluar "Më mbaj".

Promovimi i këngës më të re të kantautores, e ka sjellë Elhaidën në emisionin "Një kat më lart" në IN Tv, dhe jo vetëm, sepse jo më larg se dje,ajo ishte e pranishme edhe në emisionin radiofonik të drejtuar nga Julka dhe Arjoni, "You & Me" në Radio NRG.

Elhaida Dani, i tregoi Ermalit, se tashmë ajo ndjehet se është rritur dhe se nuk është më ajo këngëtarja 20 vjeçare e "The Voice", apo këngëtarja 22 vjeçare e Eurovizionit.

Ndonëse Elhaida, nuk ka qenë e shumë pranishme në skenat e muzikës Shqiptare, ajo i tregoi Ermalit, se ka qenë mjaft e angazhuar, me aktivitete dhe punë në Itali & Francë, dhe se kënga "Më mbaj", është një prej dy këngëve të reja të saj.

Ndiqni intervistën e plotë të këngëtares Elhaida Dani, të transmetuar sot në programin televiziv "Një kat më lart" në IN Tv.


12 views0 comments
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram

Copyrights ©2024/2026 www.eurovision.al

bottom of page