top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Rudina mallëngjen këngëtaren Aurela Gaçe


Dje pasdite,moderatorja e njohur Rudina Magjistari, kishte vendosur të ftonte këngëtaren e madhe Aurela Gaçe, për të folur mbi jetën, projektet për të ardhmen, si edhe dy videoklipet e fundit të Aurelës, në emisionin e pasdites në TV Klan "Rudina".

Aurela, e cila i është rikthyer publikut me këngët (sëbashku me videoklipet) "Fustani" dhe "S'mundem", u shpreh se pamvarsisht se publiku shikon vetëm tre minutat e videoklipit, kënga dhe realizimet e tyre kanë kërkuar një punë të gjatë.

Rudina, përveç pyetjeve të shumta për Aurelën, surprizoi këngëtaren edhe me një videomesazh nga motra e saj Blerta, e cila jeton në SH.B.A.

Ju mund të ndiqni të gjithë emisionin e djeshëm, ku përfshihen dy videoklipet e këngëtares, si edhe reagimi i saj ndaj surprizës së Rudinës, në këtë video e cila është e publikuar nga kanali zyrtar në YouTube i televizionit Klan.


28 views0 comments
bottom of page