top of page
Writer's pictureRoni Klein

Eneda Tarifa tërheq vëmendjen në Xing


E ftuar në "Xing me Ermalin", ish-përfaësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2016, Eneda Tarifa, natyrisht u pyet për pjesmarrjen tonë të fundit në festivalin Evropian. Pas një pushimi të shkurtër, Eneda filloi të qeshë duke thënë se "Lindita dha të pamundurën, ishte nje performancë shumë e mirë" ... më pas ajo vazhdoi me fjalët "Kaq tani, nuk kam ardhur të tregoj të vërtetën por për të bërë humor" "

Mesa duket, Ermail nuk u duk shumë i surprizuar nga përgjigja e Enedës, pyeti për "goditjen" mes statuseve në facebook mes këtyre dy artisteve, ku Eneda tha se nuk ishte një goditje, por më tepër një tërheqje vëmendjeje, dhe se gjërat kështu rrotullohen me fjalët "What goes around, comes around" shprehje që në shqip do të ishte "Bota është me rrota"

Pas kamerave, të dyja artistet janë shprehur mjaft mirë për njëra-tjetrën, por "luftën mediatike" e nisi e para vetë Lindita menjëherë pas fitores publikimit të versionit të këngës "Fairytale", e cila na përfaqësoi në Eurovisionin e vitit të kaluar, me fjalët"

"Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!

Eneda, u vonua gjatë, por nuk harroi t'i përgjigjej Linditës, thuajse një vit më vonë, menjëherë pas fitores së Linditës me këngën Botë, me fjalët " Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota - "portokall"

Pas kësaj, nuk ka patur ndonje reagim të veçantë mes Linditës dhe Enedës, madje para pak kohësh ne patëm mundësinë ta pyesnim Enedën se çfarë mendon për Linditën, ku ajo tha se

"Seriozisht,mendoj se Lindita është një vajzë dhe kengëtare shumë e mirë dhe e kupton mjaft mirë humorin"


12 views0 comments
bottom of page