top of page
Writer's pictureRoni Klein

Lindita, përveç versionit akustik të këngës "World", interpreton edhe "I'm Alive


Tashmë është një traditë për artistët tanë që të sjellin interpretimet e tyre, të këngëve pjesmarrëse në festivalin Evropian, qofshin ato shqiptare apo të huaja.

Lindita ka shkuar edhe një hap më tutje, duke i regjistruar dhe i përcjellë ato nëpërmjet kanalit të saj në YouTube. Këngëtarja, e cila për momentin ndodhet për një vizitë të shkurtër në Athinë, ka vendosur që këtë vit të këndojë këngën

"I'm Alive" të Elhaida Danit, e cila ishte edhe kënga pjesmarrëse shqiptare në edicionin e Eurovisionit të vitit 2015. Ndoshta kjo nuk është ndonjë zgjedhje e rastit, sepse dihet që Lindita ka shkruar tekstin e këngës në anglisht të kësaj kënge.


Gjithashtu Lindita nuk është ndalur vetëm me kaq. Përveç versionit akustik të këngës "World", version i cili sapo është hedhur në YouTube, ajo ka hedhur edhe një interpretim të këngës.

"Falling Stars" këngë e cila përfaqësoi Moldavinë në edicionin e vitit të kaluar të festivalit Evropian.

Zgjedhja e kësaj kënge nga Lindita, erdhi sepse kjo është një këngët e saj të preferuara nga ato pjesmarrëse në Eurovision.

Kënga origjinale këndohet nga këngëtarja Lidia Isac, tashmë vjen edhe me zërin e Linditës.


Ja edhe versioni akustik i këngës "World"

i cili sapo është publikuar në kanalin e këngëtares në YouTube.


Arsyet e publikimt të këtyre këngëve janë të shumta, por për ata që e ndjekin Eurovisionin nga afër, kjo gjë është edhe një lëvizje e mirë promovimi.

Gjatë dy javëve në Kiev, Lindita do të jetë e ftuar për të kënduar jo vetëm këngën "World", por edhe këngë të tjera të cilat kanë lidhje me Eurovisionin, ndaj këngët "I'm Alive" & "Falling Stars" do të jenë shjesë e repretorit të saj gjatë qëndrimit në Kiev.

Kjo nuk është hera e parë që artistët tanë në Eurovision kanë kënduar këngë të tjera. Hersi Matmuja, përveç këngës së saj "One night's anger" interpretoi këngën "Imazhi yt" të Anjeza Shahinit, kur u ngjit si e ftuar në një nga skenat e ngritura për publikun në mes të Kopenhagës / Danimarkë

Vitin e kaluar, Eneda Tarifa i bëri gjithë fansat izraelitë të çuditeshin dhe ngazëlleheshin me interpretimin e saj të këngës "Kan beiti" gjatë festës së Izraelit në Stokholm.


​Ndërsa Elhaida Dani, na mahniti me interpretimin e saj të këngës spanjolle "Quedate Conmigo" gjatë një prej festave në Vienë, gjatë dy javëve në Eurovisionin e vitit 2015.


​​

Gjithashtu edhe Hersi Matmuja interpretoi këngën tonë të parë përfaqësuese në festivalin Evropian të vitit 2004. Image of you, erdh përpara publikut danez dhe të huaj, në Eurovillage e më pas edhe në Euroclub.


52 views0 comments
bottom of page