• Roni Klein

Drejtoresha e përgjithshme e EBU-së, njerr disa detaje interesante gjatë një telefonate me "kry



(E reja e fundit: EBU ka mohuar zyrtarisht telefonatën)

Dyshja ruse, Alexei Stolyarov & Vladimir Kuznetsov janë shtirur si kryeministri i Ukrainës z.Volodymyr Groysman, në një telefonatë bërë drejtoreshës së EBU-së (Bashkimi Evropian i radiotelevizione), Znj. Ingrid Deltenre, dhe gjatë kësaj telefonate, u nxorrën disa detaje mjaft interesante. Gjatë kësaj telefonate, Znj. Deltenre ka thënë se kënga e Jamalës, "1944" e cila përfaqësoi Ukrainën vitin e kaluar, nuk do ishte lejuar të merrte pjesë në Eurovision, por se ajo e kishte kuptuar pak me vonesë se kënga kishte përmbajtje politike. Në vazhdim të këmbnguljes ukrainase mbi moslejimin e pjesmarrjes së Rusisë në festivalin Evropian, Znj.Deltenre tha se ky festival mund të shpërngulej në Berlin dhe madje kjo gjë mund të ndodhte edhe në momentin e fundit, duke e lënë Ukrainën me gisht në gojë.

Gjithë kjo histori, ka filluar pas shpalljes së vendimit, për bllokadën që autoritetet ukrainase i kanë bërë përfaqësueses ruse, Julia Samoilova. Ju mund të lexoni më tepër për çështjen këtu.

Kjo nuk është hera që dyshja, Alexei Stolyarov & Vladimir Kuznetso, kanë bërë të tilla shaka. Në Shtator të vitit 2015, ata i telefonuan këngëtarit anglez Elton John, duke pretenduar se ishin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili donte të fliste mbi të drejtat e komunitetit LGBT në Rusi.

#Ukraine #Russia #EBU #ESC2017

23 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now