Sapo është lëshuar edhe kënga bullgare. Kënga mban titullin "Beautiful Mess" (Rrëmujë e bukur) dhe do të këndohet nga Kristian Kostov.
Artisti me origjinë bullgare, por i lindur dhe rritur në Moskë të Rusisë, ka një karrierë të shkurtër artistike, kjo për arsye të moshës së re, ai mbush 17 vjeç me datën 15 Mars.
Karrierën e tij në muzikë ai e filloi në vitin 2014, në "The voice kids of Russia" e më pas edhe në "X-factor Bulgaria" ku ai arriti deri në finale.
Kënga "Beautiful Mess" është fryt një bashkpunimi të Borislav Milanov, Joackim Bo Persson & Sebastian Armann.
Ndërsa Bullgaria lëshoi vetëm versionin audio të përfaqësimit të tyre, sot u lëshuar edhe videoklipet e Australisë, Letonisë, Greqisë & Cekisë. Këtu sipër është videoklipi i Letonisë. Kënga titullohet "Line" (Linjë) dhe do të këndohet nga grupi Triana Park, i cili përbëhet nga këngëtarja Agnese Rakovska, kitaristi Artūrs Strautiņš, perkusionisti Edgar Viļums si edhe basisti Kristaps Ērglis.
Ky grup u krijua në vitin 2008, dhe që nga ajo kohë kanë publikuar një album muzikor dhe shumë këngë single. Ky grup ka provuar të konkurojë 5 herë më parë, në vitin 2008, 2009, 2010, 2011, dhe 2012, por pa arritur që të shkojë në Eurovision. Iu desh një shkëputje 5 vjecare nga festivali përzgjedhës i Letonisë për të fituar më në fund të drejtën e përfaqësimit në vitin 2017, me pjesmarrjen e tyre të gjashtë.
Australia po dërgon këngëtarin 17 vjecar, Isaiah Farebrace, me këngën Don't Come Easy (Mos eja lehtë). Isaiah sapo ka nisur karrierën e tij muzikore, duke e filluar atë me pjesmarrjen dhe fitoren në "X-Factor 2016 Australia" dhe më pas lëshimin e albumit të tij të parë, i cili mban titullin "Isaiah" .
Disa nga këngët e këtij albumi, patën shumë sukses jo vetëm në Australi, por edhe më gjërë. Kënga me të cilin ai fitoi "X-Factor 2016 Australia" arritit klasifikimet në hitlistat edhe në Danimarkë, Suedi, Holandë dhe Zelandën e Re. . Ai është përfaqësuesi i parë indigjen për Australinë në Eurovision.
Radio TV publik grek (ERT) shaplli që në muajin janar, emrin e përfaqësueses së tyre për në Kiev. Ajo është këngëtarja Demi, e cila më pas, më datë 6 Mars, këndoi tre këngët e përzgjedhura për të, nga ku publiku grek votoi për atë me titull "This Is Love” (Kjo është dashuri) me muzikë të Dimitris Kontopoulos dhe tekst të Romy Papadea & John Ballard).
25 vjecarja Dimitra Papadea, ose shkurt Demi, e ka nisur karrierën në muzikë me këngën "Mia Zografia" e cila u bë një nga hitet më të kërkuar në Greqi dhe Qipro. Ajo u vlerësua me dy cmime të MAD Video Music Awards 2012 për këtë këngë. Këng¨¨etarja ka dy albume në treg dhe shumë hit singles.