Me zbulimin e artistit dhe reklamën e shkurtër për këngën që u bë dy javë më parë, sot erdhi edhe dita e premierës e videoklipit të këngës serbe, pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest 2017.
Viti 2017, do të sjellë në fakt artisten Tijana Bogićević për herë të dytë në skenën e Eurovisionit.
Ajo ka interpretuar edhe më parë, por si këngëtare shoqëruese e përfaqësueses së atëhershme, Nina, në Dyseldorf të Gjermanisë në Maj të vitit 2011.
Kënga "In too deep" është një prodhim serbo-suedez me autorësi të Borislav Milanov, Bo Persson, Johan Alkenas dhe Lisa Ann Mari Linder. Kjo është hera e dytë e cila
bashkpunimi Milanov & Persson sjell një këngë në Eurovision. Ata prodhuan këngën përfaqësuese bullgare të vitit të kaluar, me titull "If love was a crime"