top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Mbretëria e Bashkuar - Videoklip dhe një version i ri.



Publikohet tashmë edhe videoklipi zyrtar i përfaqësimit të Mbretërisë së Bashkuar. Kënga ka pësuar disa ndryshime të vogla, që nga publikimi i parë i saj në muajin Janar.

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, 25 vjecarja Lucie Jones, e lindur në Pentyrch,një fshat i vogël afër Kardif të Uellsit. Ajo mori famë, pas pjesmarrjes në edicionin e 6-të të talent show X-Factor UK ku në audicion këndoi këngën "I Will Always Love You". të Whitney Houston.

Në Janar ajo u konfirmua si pjsemarrëse për festivalin përzgjedhës për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar "Eurovision: You Decide" ku Jones, arriti fitoren me këngën "Never Give Up On You" e cila është shkruar nga fituesja e Eurovision Song Contest 2013, Emmelie de Forest, në bashkpunim me Lawrie Martin.

"Unë nuk mund të besoj se më zgjodhët mua", ka thënë këngëtarja, e tronditur kur emri i saj u përmend si fituese e festivalit përzgjedhës britanik.

12 views0 comments
bottom of page