top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Maqedonia vallzon vetëm



Edhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka publikuar sonte këngën përfaqësuese për Eurovision Song Contest 2017 sëbashku me videoklipin e saj. Për Maqedoninë këtë herë do të marrë pjesë këngëtarja Jana Burčeska me këngën "Dance alone" (Vallzoj vetëm)

Këngëtarja 23 vjecare nga Shkupi, u bë e njohur pas renditjes në vendin e pestë në talent show Македонски идол - Makedonski Idol.Që nga viti 2016, Radio Televizioni Publik Maqedonas MKRTV ka përdorur selektimin e brendshëm për përzgjedhjen e tyre për Eurovision.

Pas shpalljes së Janës si përfaqësuese e Maqedonisë, ajo u shpreh me fjalët " Dëshiroj që t'a falenderoj pamasë Radio TV Publik Maqedon për besimin e dhënë për t'a përfaqësuar vendin tim në Eurovision Song Contest 2017. Unë jam shumë mirënjohëse dhe e vlersoj këtë mundësi që m'u dha, por gjithashtu jam e vetdijshme për detyrën që do mbaj mbi shpinë. Kur mora lajmin, për një moment gati sa nuk më pushoi zemra, por menjëherë më pas vetëm kam qenë duke buzëqeshur."

"Dance Alone" është një prodhim i Joacim Perrson, Alex Omar, Florence A. dhe Bobi-Leon Milanov.

5 views0 comments
bottom of page