top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Malta - Claudia Faniello prezanton videoklipin



Videoklipi tregon mardhënien emocionale mes një cifti, ku historia tregohet nga fundi në fillim.

Me regji të Gordon Bonello dhe operator Charles Ahar, pamjet e videos na përcjellin ishullin e Maltës, nga Villa Rosa në Mdina.

Claudia Faniello sapo ka lëshuar videoklipin për këngën e saj "Breathlessly" këngë e cila do të përfaqësojë Maltën në Eurovision Song Contest këtë vit.

Ajo u shpall fituese nga publiku maltez, muajin e kaluar, pas një konkurrence të fortë me këngëtaren që mori cmimin e dytë, Janice Mangion.

Kënga ka pësuar disa ndryshime të vogla dhe zëri i fuqishëm i Claudias tashmë është gati të shpërthejë përtej ishullit në muajt në vijim.

Ne patëm mundësinë që të bënim një intervistë me këtë këngëtare në muajin shkurt, ndërsa ajo po përgatitej për pjesmarrjen në festivalin e Maltës. Lexojeni intervistën duke shtypur këtu!

5 views0 comments
bottom of page