top of page

ESC 2017; Islanda zgjedh Svalën

Writer's picture: Roni KleinRoni Klein


Sapo përfundoi edhe festivali Islandez "Söngvakeppnin 2017" i cili këtë vit ishte edhe edicioni i 50.të i tij. Në këtë natë gala, ishin të ftuar edhe këngëtarët Måns Zelmerlöw, Greta Salóme, Alexander Rybak.

Sot në natën finale në konkurrim ishin 7 artistë.

  1. Aron Hannes Emilsson – Tonight

  2. Arnar Jónsson & Rakel Pálsdóttir – Again

  3. Aron Brink – Hypnotised

  4. Hildur Kristin Sefánsdóttir – Bammbaramm

  5. Rúnar Eff Rúnarsson – Make your way back home

  6. Svala Björgvinsdóttir – Paper

  7. Daði Freyr Pétursson – Is this love

Pas votimit të jurisë dhe publikut, nga këto 7 këngë u zgjodhën vetëm 2 këngë, Svala Björgvinsdóttir – Paper dhe Daði Freyr Pétursson – Is this love, për superfinalen, ku në fund votimi mes dy këngëve iu la komplet në dorë publikut.

Publiku islandez ia dha cmimin e parë, këngëtares Svala Björgvinsdóttir me këngën "Paper" e cila ka qenë një nga favoritet e publikut islandez dhe të huaj, që kur u publikua.

Kjo këngë , e cila mban autorëisinë e Einar Egilsson, Svala Björgvinsdóttir, Lester Mendez dhe Lily Eliseu, prezantua në islandisht me titullin "Ég veit það" (Unë e di atë gjë) dhe më vonë në anglisht me titullin " Paper" (Letër)

Kantautorja islandeze, 39 vjecarja Svala Björgvinsdóttir, njihet thjesht si Svala. Ajo u bë e njohur me këngën "The Real Me" të viti 2001,nga albumi me të njejtin titull.

Eurovision Albania ka kryer një intervistë me këtë këngëtare vetëm pak ditë më parë, intervistë e cila do të publikohet shumë shpejt.

Islanda merr pjesë në tåë njëjtën gjysëmfinale të Eurovisionit, si Shqipëria, pra në atë të parën, datë 09 Maj 2017.

14 views0 comments
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram

Copyrights ©2024/2026 www.eurovision.al

bottom of page