top of page

ESC 2017; Azerbajxhani nxjerr skeletet nga dollapi.

Writer's picture: Roni KleinRoni Klein


Dhe premierat e këngëve vazhdojnë gjithashtu edhe sot, tashmë me këngën dhe videoklipin e Azerbajxhanit. Këtë herë, Azerbajxhani ka vendosur që Dihaj (Diana Hajijyeva) të këndojë "Skeletons" (Skelete) i cili është një prodhim azerbajxhanas-suedez me kompozim të Isa Melikov & Sandra Bjurman.

Këngëtarja ka mbaruar akademinë e muzikës, Baku Music Academy në vitin 2010 dhe menjëherë më pas ajo u largua për në Londër ku ajo vazhdoi studimet në institutin e muzikës bashkohore "Contemporary Music Performance of London".

Gjatë banimit të saj në Londër, ajo filloi të merrej me muzikën underground duke u bërë pjesë e një grupi të quajtur

Looper & Mancus.Gjatë kësaj kohe, asaj i erdhi ideja që të krijonte grupin e saj.

Vitin e kaluar, në muajin Dhjetor, Radio TV publik Azerbaixhanas vendosi që biletën për në Kiev t'ja japë këngëtares Dihaj.

Këtë vit, Azerbajxhani konkurron në të njejtën gjysëmfinale si Shqipëria, pra në gjysëmfinalen e parë, atë të datës 09 Maj.

19 views0 comments
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram

Copyrights ©2024/2026 www.eurovision.al

bottom of page