Këngëtari spanjoll, Manel Navarro, i cili do të përfaqësojë Spanjën në Eurovision Song Contest 2017 në Kiev, ka filluar tashmë promovimin e këngës së tij "Do it for your lover" (Bëje për të dashurin tënd). Ai ishte i pranishëm në festivalin përzgjedhës të përfaqësimit për Ukrainën, ku edhe këndoi këtë këngë, duke e bërë publikun e pranishëm sëbashku me këngëtaren ukrainase Jamala, që të vallzojë. Jamala e përgëzoi këngëtarin për performancën dhe këngën e tij.
Manel Navarro do ta vazhdojë turneun e tij nëpër Evropë, ku mes të tjerash ai do të jetë edhe pjesmarrës në koncertin më të madh promovues të Eurovizionit, në Amsterdam, "Eurovision in Concert 2017", koncert ku do të marrë pjesë edhe këngëtarja jonë Lindita Halimi me këngën "World".
Manel Navarro është një kantautor i ri, muzika e të cilit është e influencuar nga këngëtarë si Dylan dhe Elsker dig Sheeran. Ai, sëbashku me kitarën e tij që nuk e lë pas asnjëherë, thyen notat e muzikës pop duke mahnitur publikun me repretorin e dy këngëtarëve të lartpërmendur. Muzika e Manelit ka për objektiv karrierën e artistit ndërkombëtar. 20 vjecari pati një sukses të madh vitin e kaluar me këngën e tij "Candle" (Qiriu) dhe kënga e tij e dytë "Do it for your lover" e cila pati premierë në janar të këtij viti, ka patur një sukses të jashtzakonshëm në publik dhe ka qenë një nga hitet më të kërkuara në radio që prej fillimit.