Radio Televizioni Publik Irlandez (RTE) sapo ka publikuar sot këngën përfaqësuese për Eurovision Song Contest 2017. Kënga mban titullin "Dying to try" (Po vdes që t'a provoj) është kompozim i suedezit Jörgen Elofsson, i cili ka kompozuar edhe për artistë të tjerë të njohur, në vitet e kaluara.
Këngëtari përfaqësues irlandez, Brendan Murray, tha pas pas publikimit të këngës "Unë do të jem kujtimi i parë i dikujt i Eurovizionit dhe jam i lumtur që më jepet kjo mundësi" e më pas ai vazhdoi me fjalët "Mamaja ime u prek kur ia tregova këngën, ky është fillim i mbarë"