Ritëm, pasion dhe një reklamë e bukur për Tel-Avivin. Sapo është publikuar kënga e cila do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision Song Contest 2017. Kënga mban titullin "I feel alive" (Ndjehem i gjallë) dhe ishte menduar që publikimi i saj të ndodhte në një nga ditët e ardhshme, por mesa duket kënga është lëshuar online para kohe, ndoshta për arsye sensacionin. Kënga është ritmike me notacion oriental,ndërsa videoklipi që e shoqëron, duket si një reklame e denjë për kryeqytetitn e Izraelit, Tel-Aviv, por ndoshta kjo nuk është ndonjë cudi e madhe, pasi videoklipi është i sponsorizuar nga Ministria e Turizmit të Izraelit.
Pas fitores në "The Next Star for Eurovision 2017”, Radio TV publik (IBA) izraelit mblodhi një komitet me specialistë të cilët shqyrtuan një grup këngësh. Ata zgjodhën këngën "I feel alive" për përfaqësuesin e Izraelit, këngëtarin Imri Ziv. Kjo këngë është kompozuar nga Dolev Ram & Penn Hazut, të cilët kanë bashkpunuar me emra të njohur të muzikës izraelite mes tyre dhe artistë si Sarit Hadad, Eyal Golan, Eden Ben Zaken dhe Noa Kirel.