top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Rumania zgjedh këngën Yodel It!


Ilinca & Alex Florea sapo kanë fituar çmimin e parë në edicionin e festivalit Selecţia Naţională 2017 të Rumanisë. Ilinca dhe Alex Florea do të këndojnë Yodel It! në gjysëmfinalen e dytë të Kievit, Ukrainë, të Enjten 11 Maj. Fituesit u zgjodhën vetëm me votim publik.

Ishin 10 këngë në konkurim, pas një përzgjedhje të bërë nga juria profesionale në gjysëmfinalen që u mbajt javën e kaluar.

Rezultatet:


Pas një ore votim, këto ishin këngët që luftuan për vendin e parë.

  • Ilinca ft. Alex Florea -Yodel It!

  • Mihai - I Won't Surrender

  • Instinct - Petale (Petals)

Instinct përfundoi në vendin e tretë,ndërsa Mihai në të dytin, duke ia lënë çmimin e parë Ilinca ft. Alex Florea të cilët do të valvisin flamurin rumun në Maj. Ishte një moment emocionues për Ilinca, e cila filloi të qajë kur u shpall rezultati.

Pjesmarrësit:

  • Ana-Maria Mirică - Spune-mi tu (Tell me)

  • Ilinca ft. Alex Florea -Yodel It!

  • Eduard Santha - Wild Child

  • Xandra - Walk On By

  • Mihai - I Won't Surrender

  • Maxim - Adu-ți aminte (Remember)

  • Tavi Colen & Emma - We Own the Night

  • Instinct - Petale (Petals)

  • Ramona Nerra - Save Me

  • Cristina Vasiu - Set the Skies on Fire

3 views0 comments
bottom of page