top of page

ESC 2017; Estonia zgjedh Laura & Koit Toome për në Kiev.

Writer's picture: Roni KleinRoni Klein

Estonia ka zgjedhur përfaqësuesen për në Eurovision 2017. Eshte Koit Toome & LAURA me këngën "VERONA" të cilët do të këndojnë në Kiev, Ukrainë. Koit Toome e ka përfaqësuar Estoninë edhe në Eurovisionin e vitit 1998, ndërsa LAURA (me grupin Suntrible) në vitin 2005.


Pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje, i cili filloi me gjysëmfinalen e parë në fillim të muajit shkurt, dje në finale konkurruan 10 këngë. Në fillim të mbrëmjes, gjatë votimit të parë, u duk sikur do të ishte artistja me emrin Kerli ajo e cila do të rrëmbente trofeun e festivalit Eesti Laul 2017, por votimi publik i dha në fund këngës fituese 55 % të votave duke i rikthyer artistet Koit Toome & Laura në skenën e Euroviziionit.

10 views0 comments
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram

Copyrights ©2024/2026 www.eurovision.al

bottom of page