top of page
Writer's pictureRoni Klein

Përrallë - Eneda Tarifa



"Përrallë" (në Anglisht kënga vjen me titullin "Fairytale Love") është kënga e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016!

Një kompozim dhe poezi Olsa Toqi, kënga është një përzierje e muzikës moderne me folklorin shqiptar.

Kënga vjen në dy versione, në Anglisht dhe Shqip por në Eurovizion kënga do të këndohet në anglisht. Ka shumë detaje të cilat ende nuk janë qartësuar, por dihet se tashmë versioni anglisht është gati dhe se është rregjistruar në një studio prestigjoze në Londër "Woodstock Sudios".

Se cili është rezultati i këngës në anglisht, atë do ta mësojmë më datë 15 Mars 2016. Kjo është pjesmarrja e 13-të për Shqipërinë. Këtë vit, Eurovizioni do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë pas fitores me këngëtarin Måns Zelmerlöw dhe këngën "Heroes" në Vienë 2015.

Eurovizioni zhvillohet më datë 10, 12 & 14 Maj - Shqipëria merr pjesë në gjysëmfinalen e dytë, atë të datës 12 Maj.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 10 dhe 12 maj 2016, ndërsa finalja e madhe do të organizohet dy ditë më vonë, më 14 maj 2016 në Globen Arena të Stokholmit. Nën slloganin "Come Together" (Ejani sëbashku), kryeqyteti i Suedisë do të fton delegacionet e 43 vendeve pjesmarrëse, në mes tyre edhe Shqipërinë

e cila ka marrë pjesë 12 herë rrjesht në Festivalin Evropian të Këngës, duke filluar për herë të parë në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë, ku u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini. Kënga e saj “Imazhi yt” mori vendin e vendin e 7-të në finale me 106 Pikë.

Pjesmarrja e Eneda Tarifës do të jetë paraqitja e 13-të në këtë festival madhështor, i cili ndiqet prej më tepër se 200 milion teleshikues në mbarë Botën, përfshi këtu Australinë dhe Kinën. Shqipëria konkurron në gjysëmfinalen e dytë me këngën "Fairytale Love". Kjo këngë është adaptim anglisht i versionit të këngës "Përrallë" e cila fitoi edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTVSH.

Eurovizioni mban një histori të gjatë të emrave të njohur që kanë triumfuar në edicionet e tij. Celine Dion fitoi në vitin 1988, gjithashtu edhe grupi Suedez Abba po ashtu ka fituar në vitin 1974 me këngën "Waterloo". Emra të tjerë, të njohur në këtë festival kanë qenë Cliff Richards, Bonnie Tyler, Patricia Kaas, Engelbert Humperdinck. Irlanda është vendi, i cili ka fituar më së shumti në këtë festival duke rrëmbyer trofeun 7 herë.

6 views0 comments
bottom of page