top of page
Writer's pictureRoni Klein

Video: Sot prova e dytë e Shqipërisë


Në provat e para, të cilat ishin të martën pasdite, Elhaida kishte një veshje ngjyrë zi dhe tre vokalistet shoqëruese kishin një veshje ngjyrë të bardhë, por pas provës të së martës delegacioni Shqiptar ra dakortd se ngjyrat nuk i përshtateshin skenës dhe prandaj veshjet do të jenë të gjitha ngjyrë zi.

Për look-un dhe stilimin kujdeset stilistja Miranda Dupi, ndërsa kostumi skenik i Elhaidës është i Valdrin Sahitit, i cili sapo ka nxjerrë koleksionin e tij të fundit.

Sot provat për Shqipërinë do të fillojnë në orën 17.20 deri në orën 17.40 dhe mëe pas, do të jetë konferenca e dytë për shtyp prej orës 18.20 deri në orën 18.40


Në gjysëmfinalen e parë e cila vjen të martën në orën 21.00 merr pjesë edhe Shqipëria, me numrin 14.

Kjo gjysëmfinale konsiderohet si një nga më të fortat përsa I përket konkurrencës, por megjithatë sipas gazetarëve të akredituar në Vienë, Shqipëria duhet që të arrijë në finale, sepse kënga është shumë cilësore dhe se zëri I Elhaidës, është një nga vokalet më të forta të Eurovizionit 2015.

5 views0 comments
bottom of page