Më në fund, ditën e shtunë 02.05.2015 orën 20.00 shfaqet videoklipi i këngës "Në jetë" i cili është versioni shqip i këngës tonë përfaqësuese në Eurovizion.
Ndonëse Elhaida Dani do të këndojë në anglisht në skenën madhështore të Vienës, ajo dhe stafi i saj patën premtuar se kënga do të ketë edhe versioni e saj në shqip.
Para pak javësh Elhaida lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale zyrtare se kënga do të lëshohej në fundjavën e dytë të muajit Prill, por kryetari i delegacionit shqiptar zoti Kleart Duraj tha se klipi do të vonohej.
Më pas menaxherja e Elhaida Danit, zonja Carolina Meucci, duke i kërkuar publikut falje për vonesën, na sqaroi në takimin tonë në Amsterdam se kjo shfaqje e videoklipit ishte vonuar për arsye teknike në montazh dhe se disa pjesë të vogla të tij do të rixhiroheshin dhe se menaxhimi dhe producentët e këngës kishin dëshirë që t'i shfaqnin publikut shqiptar dhe të huaj, diçka të mbaruar dhe bashkëkohore.
Më në fund ka marrë jetë edhe videoklipi i këngës në shqip.
Shikim të këndshëm.