top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Premierë: 20 Mars 2014 Videoklipi dhe versioni i ri i këngës


Versioni i ri i këngës "Zemërimi i një nate" është tashmë gati dhe pritet që të ketë premierë së bashku me videoklipin me datë 20 Mars.

Është tashmë një traditë që kënga fituese e festivalit të këngës në RTVSH, vjen gjithmonë në një version tjetër, version i cili i përshtatet rregullave të festivalit Europian të këngës. Gjithashtu "Zemërimi i një natë" nuk do të jetë një përjashtim.

Këngëtarja Hersiana Matmuja, e cila me plot 69 pikë fitoi edicionin e fundit të festivalit të këngës në RTVSH me këngën "Zemërimi i një nate" ka pasur një axhendë të mbushur plot me aktivitete, disa nga të cilat ishin fotografitë për promovim të cilat i mori përsipër fotografi me emër Besim Ramadani, incizimi i versionit të ri i cili u bë në BK-Studios në Athinë si edhe xhirimi i videoklipit i cili sapo është përfunduar.Sipas fjalëve të vetë këngëtares, nuk është ende vendosur nëse kënga do të këndohet në Shqip ose Anglisht. Në rastin e dytë, kënga do të quhet "One night's anger".

Pritet që ky vendim të merret këto ditë, por për shpalljen e këtij vendimi do të duhet të pritet deri më datë 17 Mars gjatë mbledhjes zyrtare të delegacioneve pjesmarrëse në Kopenhagë.


2 views0 comments
bottom of page