• Roni Klein

ESC 2019 - Si të votoni në finale

Updated: May 20, 2019


Teleshikuesit, në secilin prej 41 vendeve pjesmarrëse në Eurovision, janë të ftuar që të votojnë duke përdorur aplikacionin zyrtar (Eurovision App) me thirrje telefonike edhe /ose duke dërguar një mesazh (SMS) në numrat përkatës të cilat shfaqen në ekranin e televizionit, në vendin ku banoni.

Në Shqipëri, transmetimi i drejtpërsëdrejtë i natës finale të festivalit evropian të këngës "Eurovision Song Contest 2019" do të bëhet nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Publik Shqiptar në kanalet RTSH 1 HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana.

Pas rezultateve të gjysëmfinales së dytë, ku Shqipëria arriti të renditej në 10 këngët që u kualifikuan, sonte në natën finale merr pjesë edhe Shqipëria.

Si të votoni, shikoni numrat ku mund të votoni në foto, ndërsa oraret dhe vendet e transmetimit i gjeni mëposhtë.


Ose shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovisionit duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj, aplikacioni ju tregon se kur fillon votimi dhe më pas mjafton vetëm me një klikim ju mundet të votoni për këngën me numër 02.

Për telefonat me sistemin Windows

Për telefonat me sistemin Android

Për telefonat me sistemin IOS iPhone

Nëse ndodheni në një nga shtetet e mëposhtme, ju mundet t'a ndiqni Eurovisionin dhe më pas të votoni. Ja edhe oraret e transmetimit (në orën lokale të vendit përkatës):

🇦🇱 Shqipëria 18 Maj ora 21.00 - RTSH 1 HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana

🇽🇰 Kosova 18 Maj ora 21.00 - RTK 1*

(*Publiku në Kosovë nuk ka të drejtë të votojë, pasi ende, padrejtësisht, Kosova nuk merr pjesë në Eurovision.)

🇲🇰 Maqedonia e Veriut 18 Maj ora 21.00 në MPT 1 dhe MPT 2

🇲🇪 Mali i Zi 18 Maj ora 21.00 në RTCG 1

🇬🇷 Greqia 18 Maj ora 22.00 në EPT 1 / EPT HD / ERT World

🇪🇸 Spanja 18 Maj ora 21.00 në RTVE 1 🇸🇮 Sllovenia 18 Maj ora 21.00 në RTV SLO 🇱🇹 Lituania 18 Maj ora 22.00 në LRT 1 🇦🇹 Austria 18 Maj ora 21.00 në ORF Eins HD 🇪🇪 Estonia 18 Maj ora 22.00 në ETV 🇳🇴 Norvegjia 18 Maj ora 21.00 në NRK 1 🇵🇹 Portugalia 18 Maj ora 20.00 në RTP 1 / RTP International 🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar(Anglia,Uellsi,Skocia & Irlanda e Veriut)18 Maj ora 20.00 në BBC1 🇷🇸 Serbia 18 Maj ora 21.00 në RTS 1 🇩🇪 Gjermania 18 Maj ora 21.00 në ARD

🇫🇷 Franca 18 Maj ora 21.00 në France 2 🇨🇿 Çekia 18 Maj ora 21.00 në ČT1 HD 🇩🇰 Danimarka 18 Maj ora 21.00 në DR 1 🇦🇺 Australia 19 Maj ora 05.00 (AEST) në SBS 🇫🇮 Finlanda 18 Maj ora 22.00 në YLE TV1 & YLE Fem 🇲🇩 Moldavia 18 Maj ora 22.00 në Moldova 1 🇸🇪 Suedia 18 Maj ora 21.00 në SVT 1 🇭🇺 Hungaria 18 Maj ora 21.00 në Duna TV 🇮🇱 Izraeli 18 Maj ora 22.00 në כאן 11‎ 🇳🇱 Vendet e Ulëta (Holanda) 18 Maj ora 21.00 në Avrotros 🇮🇪 Irlanda 18 Maj ora 20.00 në RTÉ One 🇨🇾 Qipro 18 Maj ora 22.00 në PIK 🇮🇹 Italia 18 Maj ora ora 21.00 në Rai Uno

🇦🇿 Azerbajxhani 18 Maj ora 23.00 në ITV

🇮🇸 Islanda 18 Maj ora 19.00 në RÚV / RÚV HD

🇧🇪 Belgjika 18 Maj ora 21.00 në La une / één

🇧🇾 Bjellorusia 18 Maj ora 22.00 në Беларусь 1

🇭🇷 Kroacia 18 Maj ora 21.00 në HRT 1

🇦🇲 Armenia 18 Maj ora 23.00 në 1TV

🇨🇭 Zvicra 18 Maj ora 21.00 në SRF 1 / RTS Deux / RSI La 2

🇬🇪 Gjeorgjia 18 Maj ora 23.00 GPB First Channel

🇱🇻 Letoni 18 Maj ora 22.00 në LRT 1

🇷🇺 Rusia 18 Maj ora 22.00 në Channel One

🇲🇹 Malta 18 Maj ora 21.00 në TVM

🇸🇲 San Marino 18 Maj ora 21.00 në San Marino RTV

🇷🇴 Rumania 18 Maj ora 22.00 në TVR1, TVR HD dhe TVRi

🇵🇱 Polonia 18 Maj ora 21.00 në TVP1 dhe TVP Polonia

Për më tepër informacion mbi oraret e transmetimit, në vendin ku ju banoni, shikoni skedën programore.Ju mund t'a ndiqni edhe në YouTube, këtu mëposhtë.

Votimi hapet pasi të ketë përfunduar performanca, e këngës së fundit pjesmarrëse, dhe zgjat rreth 15 minuta.

Televotimi do të vendosë 50% të rezultatit përfundimtar. Juritë profesionale në çdo vend pjesmarrës janë gjithashtu të detyruara që të japing votën e tyre. Juritë profesionale, vendosin për 50 % e mbetur të rezultatit përfundimtar.

Sejcila juri, përbëhet nga 5 persona (përfshi këtu edhe kryetarin e jurisë) dhe është e njëjta juri e cila do të votojë edhe në finale.

Enti organizator i Eurovisionit, i cili quhet EBU (European Broadcastin Union), ka si partner për mbledhjen e televotimit publik, kompaninë gjermane Digame GMBH. Kjo kompani do të merret me numërimin e votive, ato të jurive dhe ato të publikut, dhe në fund do të shpallë rezultatin përfundimtar, për shembull se cili vend merr 12 pikë, apo 10 pikë e kështu me rradhë.

Sipas traditës, në Eurovision jepen 12, 10 dhe 8-1 pikë.

Gjithashtu, televotuesit dhe juritë profesionale nuk votojnë dot për vendin të cilin përfaqsojnë. Për shembull, juria dhe televotuesit në Shqipëri, nuk munden dot që të votojnë për Shqipërinë.

Nëse dy këngë dalin me pikë të barabarta, atëherë është rezultati i televotuesve ai i cili vendos se kush këngë merr më tepër pikë, ose fiton.

Rezultati i plotë, me pikët e jurive dhe televotimit, ku shikohet sesa pike kanë marrë sejcili vend përfaqësues, në të treja netët, do të publikohet menjëherë pas përfundimit të natës finale në faqen zyrtare të Eurovizionit www.eurovision.tv


#TelAviv #JonidaMaliqi #ESC2019 #DareToDream

61 views
  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now