top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Netflix; planet për një film me titull “Eurovision - The movie”



Will Ferrell & Ari Ólafsson

Aktori amerikan Will Ferrell, pozon me këngëtarin islandez, Ari Ólafsson, gjatë qëndrimit në Lisbonë

Sipas gazetës britanike, The Guardian, kompania amerikane Netflix ka plane për një film bazuar mbi festivalin Evropian të këngës, Eurovision Song Context. Aktori amerikan, Will Ferrell, do të jetë skenarist dhe aktor në këtë film.

Ky, do të jetë edhe filmi i dytë i aktorit Will Ferrell, për kompaninë Netflix — me një skenar i cili do përqëndrohet mbi festivalin Evropian të këngës, Eurovision Song Contest. Aktori, i cili u gjend edhe në Lisbonë, gjatë javës së zhvillimit të edicionit të fundit të festivalit Evropian të këngës,do t’a shkruajë skenarin e filmit, sëbashku me skenaristin Andrew Steele, i cili është njëkohësisht edhe një nga bashkpuntorët më të afërt të aktorit, si edhe një nga ish-skenaristët kryesorë të programit të humorit amerikan "Saturday Night Live.

Sipas The Guardian, aktori amerikan është një nga fansat e zjarrtë të Eurovisionit. Ai filloi t'a ndiqte festivalin, pas martesës me aktoren suedeze Viveca Paulin.

16 views0 comments
bottom of page