top of page
Writer's pictureRoni Klein

Pas Eurovision 2018!


Përfundon festivali Evropian i këngës, ”Eurovision Song Contest 2018” me fitoren e këngës Toy, kënduar nga Netta Barzilai. Kjo është fitorja e katërt e Izraelit në këtë konkurs, i cili këtë vit erdhi në edicionin e tij të 63.

Ndonëse Izraeli, e ka fituar këtë konkurs muzike gjithësej 4 herë, fitorja e tyre e fundit, përpos asaj së djeshmes, ishte ajo e vitit 1998 me këngëtaren Dana International dhe këngën e saj Diva. Fitorja e Izraelit, nuk ishte aq e papritur. Që prej publikimit të këngës Toy dhe deri pak ditë para fillimit të Eurovisionit, kjo këngë renditej në vendin e parë në faqet e basteve. Ndërsa klubet e fansave, dhe faqet e basteve në mënyrë masive kishin votuar për këngën izraelite, fitorja e Izraelit shkaktoi zhurmë, duke ngritur çështjen e cilësisë së këngës, por jo vetëm. Pas fitores, tashmë Izraeli pritet që të zhvillojë këtë event, në këtë shtet mjaft të përfolur për politikat dhe problemet që ka brenda dhe jashtë.

3 x Shqiptarë në Eurovision 2018

Një renditje të mirë, arritën edhe fqinjët tanë përtej detit. Italia, këtë herë e përfaqësuar nga këngëtari shqiuptar Ermal Meta, sëbashku me italianin Fabrizio Moro, arritën të renditeshin në vendin e pestë në finale. Kjo nuk është hera e parë, në të cilën Italia përfaqësohet me artistë shqiptarë në Eurovision. Në vitin 1989, ata u përfaqësuan nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e cila sëbashku me këngëtarin Fausto Leali, kënduan këngën Avrei Voluto.

Në vendin e dytë u rendit kënga e Qipros, ,me titullin Fuego, kënduar nga shqiptarja Eleni Fouriera, e cila, menjëherë pas filimit të provave, tejkaloi këngëtaren izraelite në faqet e basteve, duke i shtuar shpresat qipriote për një fitore të parë në Eurovision. Eleni Fouriera, rtashmë një nga emrat më të mëdha të muzikës bashkohore greke, shkaktoi mjaft polemika në mediat greke pas publikimt të një fotogragie në instagram, fotografi në të cilën ajo shihet teksa bën shqiponjën sëbashku me Eugentin. Ndonëse një fotografi e tillë, u bë edhe nga këngëtari Ermal Meta, shtypi italian as nuk mori mundimin të komentonte diçka të tillë, ndërsa disa media nacionaliste, e komentuan foton e Fourierës si anti greke.

Ndonëse para nisjes së provave, Eugenti ishte mjaft i nënvlefsuar nga faqet e basteve online, madje edhe nga fansat e konkursit evropian të muzikës, menjëherë pas provave të para, fansat, ndryshe nga faqet e basteve, filluan të ndryshojnë mendimet e tyre mbi pjesmarrjen shqiptare.

Vokali i Eugentit dhe thjeshtësia e performancës Shqiptare, ishte e mjaftueshme për të ndryshuar opinionet e fansave dhe gazetarëve të pranishëm në dy javët e eventit. Tashmë Eugent Bushpepa, ndonëse nuk arriti fitoren e parë për Shqipërinë, duhet të ndjehet krenar për rezultatin e marrë dhe për konsideratën e lartë, që publiku i huaj ka tashmë për këngën e tij dhe sidomos vetë artistin, i cili është konsideruar si vokali më i mirë i këtij viti.

32 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page