• Roni Klein

Përfundojnë me sukeses, provat e dyta të Eugent Bushpepës



Foto: Eurovision.TV - Andres Putting

"Përfundojnë edhe provat e dyta të këngëtarit Eugent Bushpepa, në Arenën Altice të Lisbonës. Edhe në këto prova, Eugenti arriti të shpaloste të gjithë forcën e tij në vokal."

Në këto prova, pati disa ndryshime në veshjet e këngëtarëve shoqërues, veshje të cila janë të stilistes shqiptare Enada At'Nikolla. Menjëherë pas provave, këngëtari Eugent Bushpepa, dha një konferencë për shtyp për gazetarët e akredituar në këtë event.

Gjatë takimit me shtypin, midis të tjerave, Eugenti u pyet mbi pjesmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në RTSH, ndërsa moderatori i konferencës për shtyp, nuk la jashtë kuriozitetit edhe një pyetje mbi tatuazhet e këngëtarit tonë përfaqësues. Pas konferencës për shtyp, këngëtari ka vazhduar promovimin e këngës së tij, me një seri intervistash për media të ndryshme të pranishme në event.

Ju mund t'a ndiqni, të plotë, të gjithë konferencën për shtyp në videon e mëposhtme, por mos harroni, që të na ndiqni edhe në profilin tonë në Instagram, ku ne, herë pas here, jemi në livestream.

Shqipëria konkurron me numrin 3, në gjysëmfinalen e parë, ditën e martë, datë 8 Maj ora 21.00


#Albania #EugentBushpepa #Mall #AllAboard

114 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now