Një hap tjetër, për të përmirësuar mënyrën e votimit në Festivalin Evropian të Këngës "Eurovision Song Contest", është procesi i votimit të jurisë, votim i cili do të shohë një ndryshim delikat, por të rëndësishëm në peshën e renditjes individuale të antarëve të jurisë. Qëllimi i ndryshimit: Që votat e shumicës të antarëve të jurisë, të kenë më tepër fuqi, në krahasim me mendimin e një antari të vetëm.
Deri në vitin e kaluar, çdo juri kombëtare e vendoste votimin nëpërmjet mbledhjes së të gjithë rezultatit dhe më pas dhe duke i dhënë 12 pikë këngës që renditej më mirë mesatarisht.
Grafika mëposhtë e modelit të ri brenda në juri:
Herë pas here, votimi individual, i një anëtari jurie, ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga katër antarët e tjerë, gjë që mund të sjell një ndikim të shpërpjestuar, në pikat e dhëna nga juria e atij vendi në tërësi. Ky model, quhet edhe "modeli i peshës lineare", ku sejcila renditje, e sejcilit antar jurie ka të njëjtin ndikim në rezultatin përfundimtar të votimit të jurisë në tërësi.
Për shembull, nëse katër antarë jurie, do të vlerësonin një këngë në maksimum, ndërsa antari i pestë i jurisë rendit të njëjtën këngë në vendin e fundit, kjo gjë mund të pengonte atë këngë që të 12 pikëve, nga juria përkatëse kombëtare.
Votimi i këtij viti, do të sjellë një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm në procesin sesi voton juria.
Në vend që t'i japë të njëjtën fuqi, EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), do të ndajë vlerat e paracaktuara të 'rezultatit' në secilën pozitë, duke rritur kështu vlerën e këngeve të renditura nga vendi 1 deri në 10, dhe sidomos ato të renditura 1,2,dhe 3.
Vlera maksimale, e renditjes, cakton 12 për pikët e më pas vjen duke u ulur në listën e renditjes. Ky 'model, quhet "model i peshës eksponenciale".
Shuma e rezultateve të antarëve të jurisë, për 26 këngët në natën finale, do të krijojë rezultatin e secilës prej jurisë kombëtare, ku vendet me 10 vendet e renditura në krye do të vlerësohen me 12, 10, 8 pikë e jurisë, dhe kështu me radhë.
Me fjale te tjera; edhe në rastin kur një nga pesë antarët e jurisë e vlerëson një këngë shumë më ulët se të tjerët, r aq më e vogël është ndikimi i tij, në rezultatin e përgjithshëm, ndërsa nëse sa më lart, një antar i jurisë e vlerëson një këngë, aq më forcë do të ketë ai, në renditjen përfundimtare.
Përse duhej ky ndryshim? Me këtë ndryshim, shumica e antarëve ka më tepër ndikim në rezultat, sesa ajo e një antari të vetëm.Ky ndryshim, forcon edhe rezultatin përfundimtar të jurisë, , por pa lënë jashtë edhe ato këngë të cilat nuk janë në 10 këngët e rendituar më mirë në shumicën e antarëve të jurisë.Ky ndryshim u vendos në mbledhjen e grupit të referencës, për Eurovisionin, në muajin janar të këtij viti. Grupi i referencës, ishte grupi qeverisës për të 43 vendet pjesmarrëse, kur bëhet fjalë për ogranizimin e Eurovisionit.
"Pas çdo viti, ne vlerësojmë nëse duhen marrë hapa të tjerë për t'a bërë procedurën e votimit më të fortë dhe të besueshme. Nganjëherë, ndyshimet janë rrënjësore e nganjëhrë janë ndryshime të vogla. Me këtë ndryshim, në mënyrën e përllogaritjes së votimit të seclit antar jurie, ne sigurojmë që çdo këngë që merr renditjen më të lartë, të votohet me pikë maksimale dhe që vlerësimet në grup, të kenë më tepër fuqi se vlersimet individuale." tregon Jan Ola Sand, i cili ështe edhe drejtori ekzekutiv i Festivalit Evropian të Këngës, i caktuar nga EBU. "Ndryshimi i lajmëruar sot, nuk ka ndonjë ndryshim te vetë juria" vazhdon ai.
Këtë vit, në Eurovision marrin pjesë 43 shtete dhe secila nga juritë, ka 5 antarë që janë ekspertë profesionistë të fushës së muzikës, një total prej 215 personash. Secila nga juritë, mblidhet dy netë në një javë, nën kontrollin e noterit, për të gjykuar përfaqësimet në dy netët gjysëmfinale dhe ato pjesmarrëse në natën finale.
Procesi i ri, për përllogaritjet e votimit në juri, nuk do të ndryshojë asgjë në mënyrën sesi prezatnohet rezultati. Pesha e votimit të jurisë, do të vazhdojë të ketë 50 % të fuqisë së votimit të një shtetit. Emrat e antarëve të jurisë, për secilin shtet pjesmarrës, do të publikohen ditën e hënë. Në këto 10 vitet e fundit, festivali Evropian i Këngës, ka pësuar mjaft ndryshime në mënyrat e votimit, gjithashtu edhe në sistemin dhe rregulloren e tij. Në vitin 2009, pas një 10 vjeçari, ku rezultatet vendoseshin 100% me votim publik, EBU vendosi që t'i japë 50% të fuqisë së rezultatit, profesionistëve të fushës së muzikës. Në vitin 2013, antarëve të jurisë iu kërkua që të rendisnin të gjitha vendet pjesmarrëse, në vend që të prezantonin vetëm pikët për 10 këngët e tyre më të preferuara. Që nga viti 2016, tashmë pikët e jurisë paraqiten veçantë, nga votimi i publikut, gjë që ka sjellë edhe ndryshimin më të madh në historinë e paraqitjes së pikëve në këtë festival, që prej vitit 1975.