top of page
Writer's pictureRoni Klein

Grupi Abba i rikthehet studios muzikore, për këngë të reja.


Grupi suedez, i muzikës pop, Abba, i është kthyer studios për të regjistruar këngë të reja, pas 35 vjetësh.


Kuarteti suedez tregon, se materiali i ri erdhi si mjë "rrjedhojë e papritur" e vendimit të tyre, për të krijuar një turne virtual. "Ne katërt, menduam se, pas rreth 35 vjetësh, mund të ishte kënaqësi që të bashkoheshim përsëri dhe të shkonim në studio", shkruhet në profilin e grupit në Instagram, mesazh i cili vazhdon me fjalët ; "Dhe ishte sikur koha nuk kishte lëvizur aspak." Nuk është dhënë asnjë detaj mbi publikimin e materialeve të reja, por një nga këngët e tyre, e cila mban titullin "I still have faith in you" në ty",do të prezantohet në një transmetim televiziv ekskluziv të transmetuesit britanik BBC dhe transmetuestit amerikan, NBC, në muajin dhejtor të këtij viti.

Zëdhënësi i grupit, Z. Gorel Hanser that se këngët do t'ju duken të stilit të grupit, por në të njëjtën edhe moderne.

Ndonëse në një intervistë me televizionin britanik, BBC, në 2013, këngëtarja Agnetha Faltskog, ia kishte "shuar" disi shpresat e fansave të grupit, për një ribashkim të mundshëm, lajmi i materialeve të reja i ka entuziamuar jashtëmase fansat e grupit. Grupi ABBA, është një nga grupet më të suksesshme në Botë, me një karrierë 46 vjecare në historinë e muzikës.Në vitin 1974, ata përfaqësuan Suedinë, duke fituar edhe festivalin evropian të këngës të atij viti me këngën "Waterloo"


Grupi ABBA

8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page