top of page
Writer's pictureRoni Klein

Sllovenia; Lea Sirk - Hvala, ne!


Sllovenia ka marrë pjesë në Eurovision 4 herë me artistë sllovenë, por si përfaqësues të Jugosllavisë.

Sllovenia mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur në 1993. Sllovenia ishte gjithashtu vendi i parë që u shkëput nga federata jugosllave, në vitin 1991.

Rezultatet më të mira kanë qenë dy herë vend i shtatë, në vitin 1995 dhe së fundmi në vitin 2001 me këngën "Energy" (Energji) Kënduar nga Nuša Derenda. Në këto 14 vitet që Eurovisioni ka patur edhe natë gjysëmfinale, Sllovenia ka arritur të shkojë në finale vetëm 4 herë.

Edhe këtë vit, Radio Televizioni Publik Slloven (RTV SLO), zgjodhi që përfaqësimin e tyre ta gjejë mes pjesmarrësve të festivalit "Evrovizijska Melodija" (EMA 2018), për natën finale morën pjesë 8 artistë.

Ndonëse votimi i publikut, vlerësoi më tepër këngën e kënduar nga Nuška Drašček, do ishte vota e jurisë ajo që do vendoste, duke e vlerësuar me 40 pikë më pak këngën e këngëtares Nuška Drašček dhe ndryshuar komplet rezultatin final, ku çmimi i parë, pas mbledhjes së pikëve votim publik / juri, i shkoi këngëtares 28 vjeçare Lea Sirk dhe këngës "Hvala, ne!" (Falemnderit, por jo!)

E lindur në qytetin bregdetar Koper, në Slloveni, Lea Sirk ka tashmë biletën për përfaqësimin e vendit të saj në Lisbonë.

Kënga, e cila është me autorësi të vetë kësaj këngëtarjeje në bashkpunim me Tomy DeClerque, do të këndohet në sllovenisht.

Vitin e kaluar, Sllovenia u përfaqësua nga këngëtari Omar Naber, dhe këngën "On my way" (Gjatë rrugtimit tim) por pa arritur të kalonte në finale, duke u renditur i 17. në gjysëmfinale me 36 pikë.

Sllovenia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me nurmin 17.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


7 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page