top of page
Writer's pictureRoni Klein

Mali i Zi; Vanja Radovanović - Inje


Mali i Zi debutoi si shtet i pavarur në Eurovision, në vitin 2007 pas shpërbërjes me federatën Serbi & Mali i Zi.

Në 9 vite pjesmarrje, Mali i Zi ka arritur vetëm dy herë natën finale në Eurovision. Vitin e kaluar, ata u përfaqësuan nga këngëtari Slavko Kalezić, me të cilin, këngëtarja jonë Lindita Halimi, krijoi një miqësi të bukur. Kjo miqësi nisi pas takimit të tyre, në vizitën e Linditës në Podgoricë, e më pas u forcua në koncertet promovuese para Eurovisionit, duke vazhduar edhe gjatë qëndrimit të tyre në Kiev.

Slavko, me këngën e tij “Space” (Hapësirë), nuk arriti dot që të kalonte në natën finale, duke u renditur në vendin e 16 në gjysëmfinale.

Ndryshe nga disa nga vitet e kaluara, këtë herë, mënyra e përzgjedhjes së artistit dhe këngës u bë në mëpërmjet festivalit “Montevizija 2018”, organizuar nga Radio Televizioni Publik Malazez RTCG. Në natën finale, të këtij festivali, morën pjesë vetëm 5 këngë të kënduara nga 5 artistë të ndryshëm. Në festivalin "Montevizija 2018", ishte lajmëruar edhe vizita e këngëtarit tonë përfaqësues, Eugent Bushpepa, por vizita e tij u anullua në momentet e fundit para fillimit të këtij festivali, për arsye shëndetsore.

Fillimisht, në Montevizija 2018, u votua për të gjitha këngët dhe pas votimit, kënga “Inje” (Ngricë), e kompozuar dhe kënduar nga këngëtari 35 vjeçar Vanja Radovanović, mori 40% të votës publike.

Tre këngët më të votuara në raundin e parë, konkurruan më pas në pjesën superfinale të këtij festivali. Edhe një herë, votimi i publikut malazez, vlerësoi me çmim të parë këngëtarin Vanja Radovanović, i cili është i lindur në Beograd, por me origjinë nga Nikshiqi i Malit të Zi.

Mali i Zi konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 16.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page