Polonia ka marrë pjesë në Eurovizion 20 herë dhe në paraqitjen e tyre të parë, ata arritën edhe rezultatin e tyre më të mirë deri tani me këngëtaren Edyta Górniak dhe këngën "To nie ja!" (Nuk isha unë) e cila arriti vendin e dytë në Eurovizionin e vitit 1994.
Edyta Górniak, e cila tashmë është 45 vjeç, është një nga artistet më të dashura për publikun polak.
Në vitin 2016, kënga e Polonisë "Color of Your Life" (Ngjyrose jetën) kënduar nga Michał Szpak, surprizoi publikun gjatë votimit në arenën Globen kur mori një sasi të konsiderueshme pikësh, duke e vlerësuar atë në vendin e 8., në finalen e Stokholmit, e megjithatë, kënga përfaqësuese më e përfolur e Polonisë vazhdon të mbetet ajo e vitit 2014. Nëse kërkon në Google me fjalët Polonia Eurovision, rezultati i parë është për pjesmarrjen e tyre të vitit 2014.
Kush mund t'a harrojë preformancën e Donatan & Cleo dhe vajzave shoqëruese në këngën "My Słowianie" (Ne jemi sllave).
Vitin e kaluar, Polonia arriti në finalen e Eurovisionit, me këngën "Flashlight" (Fener) të kënduar nga këngëtarja Kasia Moś, por në finale ata u renditën në vendin e 22.
Këtë vit, në festivalin përzgjedhës për përfaqësimin polak "Krajowe Eliminacje 2018", morën pjesë 10 këngë, nga të cilat me çmimin e parë u vlerësua kënga "Light Me Up" (Më ndiz) , kënduar nga dyshja Gromee dhe Lukas Meijer.
Këngëtari Andrzej Gromala, i cili njihet thjesht me emrin Gromee, është 39 vjeç. I lindur në qytetin e bukur, Krakov të Polonisë, Gromee është një nga DJ më të njohur në Poloni. Ndonëse ai sapo ka ka hedhur në tre, albumin e tij të parë muzikor me titull "Chapter one" (Kapitulli i parë), kapitujt e tij në historinë si këngëtar, janë të shumta. Në vitin 2016, ai ishte edhe këngëtari që hapi koncertin e këngëtares amerikane, Mariah Carey, mbajtur në Varshavë.
Këngëtari tjetër, me të cilin Gromee ka bashkpunuar për këngën e tij në Lisbonë, është suedezi, 29 vjeçar, Lukas Meijer.
Lukas, i cili ka lindur në Stokholm të Suedisë, është këngëtari i grupit suedez të muzikës rock "No Sleep For Lucy".
Kënga "Light me up", është një kompozim i dy këngëtarëve Gromee dhe Lukas Meijer, me tekst të Mahan Moin dhe Christian Rabb.
Polonia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 11.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00