top of page
Writer's pictureRoni Klein

Rumania; The Humans - Goodbye


Rumania filloi të merrte pjesë në Eurovision në vitin 1994, por me disa shkëputje, deri në rikthimin e tyre të njëpasnjëshëm nga viti 2002 deri në ditët e sotme. Në vitin 2016, Rumania mungoi në Eurovision, por kjo pa dëshirën e tyre, për arsye se Radio Televizioni Publik Rumun (TVR) nuk kishte paguar borxhin prej rreth 15 milionë Euro që i kishte EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve).

Ndonëse kënga, për përfaqësim në vitin 2016, ishte përzgjedhur dhe ishte e përfshirë në albumin muzikor vjetor të Eurovisionit, këngëtari Ovidiu Anton dhe kënga e tij ”Moment of silence” (Moment heshtjeje), nuk u interpretua në skenën e Stokholmit në vitin 2016, për arsyen e borxhit që kishte TVR, ndaj Basjkimit Evropian të Radio-Televizioneve - EBU.

Po të mos marrim parasysh diskualifikimin e Rumanisë në vitin 2016, atëherë mund të themi se është edhe një nga dy vendet që ka arritur të futet ose të jetë prezent në natën finale, që nga fillimi i përdorjes së netëve gjysëmfinale në Eurovision.

Vendi tjetër, që mban këtë rekord, është Rusia. Deri para dy vjetësh, këtë rekord e mbante edhe Greqia, por grekët nuk arritën dot finalen me grupin Argo në vitin 2016.

Rumunët, në 18 pjesmarrjet e tyre në Eurovision, kanë patur në përgjithësi rezultate të mira, madje duke arritur vendin e 3-të në vitin 2005 me këngën ”Let me try” të Luminița Anghel & Sistem , dhe në vitin 2010 me këngën ”Playing with fire” të Paula Seling & Ovi.

Rumania i bën përzgjedhjet e tyre për Eurovision, nëpërmjet festivalit ”Selecția Națională” (Përgjedhja kombëtare) , i cili në finalen e edicionit të këtij viti solli 15 këngë. Rezultati i votimit publik, shpalli fitues, duke i dhënë edhe biletën për në Lisbonë grupit The Humans dhe këngës ”Goodbye” (Lamtumirë) të kompozuar nga Alexandru Matei, Alin Neagoe dhe Cristina Caramarcua Nicula.

Grupi The Humans, është një grup nga Bukureshti. Historia e tyre në fushën e muzikës, nuk është e gjatë, pasi ky grup, u formua vitin e kaluar nga këngëtarja Cristina Caramarcu sëbashku me muzikantët Alexandru Cismaru, Alexandru Matei, Alin Neagoe, Adi Tetrade dhe Corina Matei.

Rumania konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 2. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


6 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page