top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Norvegjia; Alexander Rybak - That's how you write a song


Norvegjia, e filloi konkurrencën në Eurovision, vetëm pak vjet pas fillimit të tij, në vitin 1960 me këngëtaren Nora Brockstedt e cila këndoi në norvegjisht këngën me titull "Voi Voi" (një mënyrë përshëndetje e kulturës Same),por do t'i duheshin 25 vjet që ta arrinin në fitoren e tyre të parë, me këngën "La det svinge" (Le të tundet) kënduar nga Bobbysocks!, e cila është një duo-pop përbërë nga Elisabeth Andreassen dhe Hanne Krogh.

Më pas kohëpritja per fitore u shkurtua, sepse në vitin 1995 pra vetëm 10 vjet më pas ishte grupi Secret Garden me këngën "Nocturne" i cili arriti të korrë fitoren e dytë të Norvegjisë. Krahas fitoreve, Norvegjia rreshton edhe 11 renditje si të fundit, ku katër herë pa marrë dhe asnjë pikë.

Fitorja e tretë dhe e fundit për ta ishte një rekord. Alexander Rybak me këngën e tij "Fairytale" (Përrallë) arriti të fitojë çmimin e parë në Eurovizionin e vitit 2009 me 387 pikë. Le të ndalemi te pak te Alexandri, sepse do të jetë sërish ai i cili do të përfaqësojë Norvegjinë në Eurovision, këtë herë me këngën "That's how you write a song".

Në finalen e festivalit përzgjedhës norvegjez "Melodi Grand Prix 2018"morën pjesë 10 këngë, ku prej tyre publiku shpalli fitues bindshëm, me një diferencë të lartë votash, këngën e këngëtarit Alexander Rybak, titulli i së cilës në shqip do përkthehej "Ja sesi shkruhet një këngë". E kompozuar nga vetë këngëtari me origjinë bjelloruse, Alexander Igoryevich Rybak, kjo këngë flet për mënyrën sesi mund të shkruhet/kompozohet një këngë e bukur.

Alexander Rybak, është një multitalent kur bëhet fjalë në muzikë, përveç këndimit ai luan disa instrumente muzikore. Tashmë, 31 vjeçari, ka edhe një karrierë të gjatë në muzikë dhe televizion, karrierë e cila mori vrull pas fitores së til në Eurovision, në vitin 2009, me këngën "Fairytale".

Alexander Rybak, rreshton mjaft çmime të fituara në fushën e muzikës, çmime të cilat do t'ia kishin zili shumëkush. A do mundet ai që t'i tregojë publikut evropian

Norvegjia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 1. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


6 views0 comments
bottom of page