top of page
Writer's pictureRoni Klein

Zvicra: ZiBBZ - Stones


Zvicra mori pjesë që herën e parë kur filloi Eurovizioni në vitin 1956, i cili u mbajt në Lugano të Zvicrës. Madje edhe çmimi i parë i Eurovizionit të parë u fitua nga këngëtarja zvicerane Rosa Mina Schärer e cila njihet më mirë me emrin Lys Assia.

Për fitoren e dytë, iu desh një kohë shumë e gjatë dhe mobilizimi i këngëtares tashmë me famë botërore kanadeze Céline Dion dhe këngës në frëngjisht "Ne partez pas sans moi" (Mos u largo pa më marrë dhe mua).

Céline Dion në momentin e fitores ishte 21 vjeç, fama e saj botërore erdhi me albumin e saj "The colour of my love" publikuar në vitin 1993.

Zvicra është një nga vendet që ka dhënë disa herë vota për Shqipërinë,por një nga arsyet për këtë gjë mund të jetë edhe prezenca e diasporës shqiptare atje.

"ESC 2018 – Die Entscheidungsshow" i cili është spektakli përzgjedhës Radio Televizionit Publik të Zvicrës (SRF) këtë herë votat e duhura ia dha këngës "Stones" të kënduar nga grupi ZiBBZ.

Këtë vit, në votimin e jurisë ndërkombëtare të spektaklit "ESC 2018 – Die Entscheidungsshow" , u dhanë vota edhe nga kryetari i delegacionit shqiptar, z.Kleart Duraj, i cili 12 pikët e tij i dha për grupin ZiBBZ.

I formuar në vitin 2008, ky grup përbëhet nga dy këngëtarë, 32 vjeçarja Corinne Gfeller dhe 31 vjeçari Stefan Gfeller, të cilët janë motër e vëlla. Të lindur dhe rritur në Zyrih, ata tashmë e ndajnë kohën mes dy qyteteve, atë të Los Angeles në SH.B.A dhe Zyrihut të Zvicrës.

ZiBBZ është një zhargon për fjalën angleze sibblings e cila do të thotë vëllazëri.

“Stones” (Gurë) këngë e cila është një kompozim i Corinne Gfeller, Stefan Gfeller dhe Laurell Barker, do të përfaqësojë Zvicrën në edicionin e 63-të të festivalit Evropian.

Zvicra konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 17. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page