top of page
Writer's pictureRoni Klein

Maqedonia; Eye Cue - Lost and found


Maqedonia nuk ka pasur shumë sukses në Eurovision duke numëruar 8 arritje deri në finale dhe rezultatet më të mira i kanë arritur në 2006 me këngën “Ninanajna” të këngëtares Elena Risteska, këngë e cila u rendit në vendin e 12-të, dhe Kaliopi me këngën “Crno i belo” në vitin 2012, këngë e e cila u rendit në vendin e 13-të.

Në 5 vitet e fundit Maqedonia nuk ka arritur të kualifikohet për në finale. Ndonëse u përfol, që këtë vit, Radio Televizioni Publik Maqedonas, MRT, do të mund të përfaqësohej nga një artist shqiptar, në fund të afatit të përcaktuar nga EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), MRT, vendosi që biletën për në Lisbonë t'ja japë grupit Eye Cue, grup i cili përbëhet nga Bojan Trajkovski dhe Marija Ivanovska.

Ky grup u bë i sukseshëm pas publikimit të këngës "Magija" (Magjia) në vitin 2008, dhe më pas me publikimin e këngës "Not this time" (Jo këtë herë), këngë e cila hyri në klasifikimet e 20 këngëve më të mira në radiotelevizionin muzikor MTV Adria.

Kënga, me të cilën ky grup do të përfaqësohet në Lisbonë, mban titullin "Lost and found" (Humbur dhe gjetur), kompozuar nga Bojan Trajkovski dhe Darko Dimitrov.

Maqedonia konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 11. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


10 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page