Risi: Për arsye të kthimit me vonesë të shasaportës, Eugenti mungoi në Londër dhe Tel-Aviv. Pas kthimit të pasaportës së tij, nga ambasada britanike, ai arriti të udhëtojë në Amsterdam dhe Madrid.
Eugent Bushpepa anullon të gjithë turneun promocional, një gjë që është komplet pa precedente për këngëtarët tanë ish pjesmarrës në Eurovision. Megjithatë, ka edhe nga ata artistë të cilët nuk bëjnë fare promovim. Rasti që ja vlen të përmendet, është i portugezit Salvador Sobral, i cili nuk ishte i pranishëm në asnjë eveniment promovimi, e megjithatë ai fitoi çmimin e parë.
Ja dhe fjalët e Eugentin në Facebook “Pershendetje miq!Po ju bej me dije qe per shkak te disa ceshtjeve teknike Genti nuk do jete pjese e performancave promocionale per Eurovision 2018. Pergatitjet per performancen finale ne Lisbone vazhdojne me intensitet per te sjelle dicka emotive per nje perfaqesim te denje.